Porsche Albania 10 vjet në tregun Shqiptar

2015-10-08


-          Porsche Albania investim direkt i Porsche Holding Salzburg në Shqipëri, feston 1 dekadë aktivitet në Shqipëri.

-          Përurohet investimi më i ri i kompanisë, salloni i ri i Volkswagen dhe Audi-t.

 

Tiranë, 7 Tetor. Ndërmjet klientësh, bashkëpunëtorësh dhe miqsh, ditën e Mërkurë dt. 7 Tetor 2015 Porsche Albania festoi 10 vjetorin e fillimit të aktivitetit në tregun Shqiptar.

Kompania e parë dhe e vetme ndërkombëtarë në tregun automobilistik Shqiptar, festoi ditëlindjen e dhjetë në investimin më të fundit në treg, shtëpinë e re të Volkswagen dhe Audi-t në Shqipëri.

Si investim direkt i Porsche Holding Group në treg, Porsche Albania hap dyert për publikun Shqiptar në vitin 2005 me dy marka Audi dhe SEAT. Gjatë viteve portofolit të markave u shtohen një pas një marka të tjera të grupit Volkswagen si ŠKODA (gjatë 2006), Volkswagen Makina Tregtare (gjatë 2008) dhe Volkswagen Makina pasagjerësh (gjatë 2012). Sot kompania ofron një gamë të plotë të markave kryesore të grupit Volkswagen.

Në rradhën e të ftuarve, emra të biznesit, politikës, artit e të apasionuar pas makinave.  

Me mbi 4,600 makina të reja të shitura deri sot dhe mbi 38,000 shërbime në servis, Porsche Albania renditet si kompania më e madhe e tregëtimit dhe shërbimeve të pas shitjes të makinave të reja në vend. Gjatë prezantimit të punës në këto 10 vite, drejtori i përgjitshëm Z. Gentian Bushati u shpreh: "Sot Porsche Albania vjen si kompania më e madhe e tregëtimit të makinave të reja në vend. Në çdo 3 makina të reja të shitura në vend, afërsisht 1 prej tyre ka dalë nga sallonet tona. Suksesi premton thellim pasi prej pak muajsh Porsche Albania filloi zyrtarisht tregëtimin e Volkswagen makina pasagjeresh në nivel rishitësi jo thjesht importuesi."

Forcës së markave që kompania përfaqëson në tregun Shqiptar i bashkohet edhe energjia dhe profesionalizimi i ekipit të Porsche Albanias. Tërheqja e kandidatëve më të përgatitur do të vazhdojë të jetë edhe një ndër objektivat e kompanisë.

"Ambicia jonë nuk është të jemi vetëm kompania më e madhe në tregëtimin e makinave në vend, por duam të jemi punëdhënësi më atraktiv. Unë mendoj se deri tani jemi në rrugë të mbarë." Shprehet më tej Z. Bushati.

Gjatë fjalimit për të pranishmit Z. Alain Favey bëri një prezantim të investimeve të bëra ndër vite si edhe foli për strategjinë e qartë që Porsche Holding ka për Shqipërinë dhe rajonin.

Mes tingujve të muzikës, performancave artistike dhe skenografisë së realizuar për këtë aktivitet, të ftuarit patën mundësi të shohin etapat kryesore që Porsche Albania ka përshkruar gjatë këtyre viteve.

"Sot së bashku nuk festojmë vetëm përmbylljen me sukses të dekadës së parë të aktivietit në Shqipëri. Mbi të gjitha sot festojmë fillimin e dekadës së dytë." - Përfundoi fjalimin Z. Bushati. 

Per me shume fotografi ju lutem klikoni ne kete link.