Makina ime

2016-08-23


Makina ime

 Disa e urrejnë, disa janë të marrosur pas tij. Në Azinë e largët ka edhe shkolla që të mësojnë të çlirohesh nga varësia prej tij. Pushteti i tij dikton jetën e miliarda njerëzve kudo në botë. Nga poli në pol pa asnjë përjashtim njerëzit i besojnë komunikimin, orientimin, argëtimin, punën e pasionet një objekti të vetëm: Celularit. 

Sot telefonat celularë inteligjent po zëvendësojnë hartat, navigatorët, orën e zgjimit, axhendën e ditës, pajisjet e monitorimit e jo rrallë herë kompjuterët e tabletat. Virusi 'smart phone' ka futur në botën e internetit me miliona njerëz të cilët i janë dorëzuar zhvillimeve të fundit të sistemeve të ndryshme operative. 

Konflikti dashuri-urrejtje për telefonin celular nuk e ka penguar këtë të fundit të përhapet gjithmonë e më shumë. Nga kjo prirje nuk ka shpëtuar edhe Shqipëria e vogël. 

Telefoni celular është pajisja më popullore në qarkullim. Në rrugë, autobusë, makina e lokale sheh turma njerëzish me kokën e ulur në formë lutjeje nga ku duart me shpejtësi prekin ekranet për të përçuar me mijëra 'byte' në botën e madhe të internetit. 

Në Porsche Albania ku vazhdimisht kërkojmë të ndërtojmë ura të reja komunikimi me klientët tanë e pamë këtë shans për të t'i ardhur më afër klientit ekzistues ose atij potencial për pyetjen, kërkesën apo nevojën për informacion që mund të lindë. 

Tashmë në platformat kryesore të shkarkimit të aplikacioneve mund të gjeni/shkarkoni "Makina ime", aplikacionin nga Porsche Albania. 

"Makina ime" është i thjeshtë në përdorim dhe me shumë funksione të dobishme. Një i tillë është "Gjej makinën tënde". Ky funksion ju lejon të shënoni vendin dhe kohën e parkimit të makinës (në hartën dixhitale) si edhe rrugën që keni përshkruar duke shfaqur në kohë reale pozicionin tuaj, të makinës tuaj si edhe kohëzgjatjen e parkimit. Në këtë mënyrë ju do të mund të gjeni shpejt makinën tuaj në parkingje të mëdha apo të dërgoni pozicionin e parkimit të saj të njohurve tuaj.

 Formularët e kontaktit, ato për xhiro prove apo për informacion për pjesë këmbimi sjellin më afër informacionin që ju duhet nga Porsche Albania. 

Legjenda shpjeguese e sinjaleve të kroskotit ju orienton shpejt për natyrën e sinjalit që është ndezur në kroskotin e makinës tuaj. 

Këto e shumë funksione të tjera, premtojnë t'jua bëjnë përvojën tuaj me makinë tuaj edhe më të veçantë.

 Zbuloni më tepër për aplikaionin "Makina ime" në 'app store' ose në 'play store'.

Edmond Korbi Drejtor TI / IT Manager