NXITJA E INOVACIONIT

2017-07-14

 

Prej 5 vitesh tashmë Porsche Albania njeh vetëm zhvillim në Departamentin e Logjistikës. Ky departament përveç organizimit të transportit është në bashkëpunim të ngushtë me inovacionet e vazhdueshme që prezanton Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në sajë të besueshmërisë së markave tona, rregullsisë së treguar kundrejt ligjeve në fuqi, jemi krenar të komunikojmë se kompania jonë është një ndër të parat në vend, dhe e vetmja në industrinë e makinave në Shqipëri, që synoi dhe i arriti të drejtat për:

 Proçedurën doganore të Kanalit Jeshil

 Autorizimin e Zhdoganimit Lokal ( proçedura të thjeshtuara doganore)

 Pajisjen me USB Token, për vulosje dixhitale të dokumentave dhe proçedurat pa letër, që është një element i ri në Doganë.

Secila nga këto kërkon kohën e vetë për të gjetur plotshmërinë në "Doganën e re jashtë doganës". Kjo "minidoganë" është e vendosur në ambientet e kompanisë dhe vepron me kompetencë dhe profesionalizëm, duke e bërë logjistikën tonë pjesë të trendeve të zhvillimit modern. E integruar drejt teknologjisë dixhitale, e gatshme për të qenë pjesë e këtij imazhi të ri. Pasi çdo ditë po konfirmohet që po shkohet drejt imazhit dixhital në të gjitha veprimet doganore dhe logjistike. Sistemi i Ri i Kompjuterizuar i Tranzitit (NCTS) është një risi që po presim ta kemi pjesë të punë sonë të përditshme.

Përshpejtimi i procedurave doganore, ulja e kontrollove fizike dhe dokumentave nga ana e Doganave, janë disa nga avantazhet për kompanitë që marrin autorizimin e Zhdoganimit Lokal. Nga kjo synohet jo vetëm përmirësimi i sinergjisë, por edhe transparenca, duke na bërë të ndihemi të barabartë me partnerët tanë të zinxhirit furnizues jashtë vendit.

Nxitur nga domosdoshmëritë komerciale, këto risi doganore janë gjithashtu në mbështetje të mënyrave të të bërit biznes me kosto më të ulëta.

Në një këndvështrim më afatgjatë, qëllimi i kësaj pune është që të rriten impaktet pozitive të standardeve të sistemeve. Në mënyrë të veçantë ne po punojmë për të siguruar që standardet e besueshme të qëndrueshmërisë të bëhen më efikase, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe efektive.

Të qenit kreativ është diçka e mirë, por ne duam të jemi inovatorë, sepse inovatorët e kthejnë kreativitetin në prodhim, dhe me anë të risive doganore ne po arrijmë të realizojmë synimin tonë "Sigurimin e mallrave të duhura, në sasinë e duhur, në kohën e duhur dhe vendin e duhur".