Audi

Audi është ndër markat e para të prezantuara nga Porsche Albania në tregun Shqiptar. Sot falë risive që vetë Audi ka sjellë në modelet e tregtuara si edhe përkushtimit të vazhdueshëm në treg, Audi është ndër markat e para në segmentin premium në Shqipëri.

Në nivel ndërkombëtar: Grupi Audi dorëzoi 1,741,129 makina Audi tek klientët e kësaj marke.  Kompania siguroi një fitim prej 53.8 Miliard Eurosh dhe një fitim operacional prej 5.15 miliard Eurosh në 2014. Audi operon në nivel global në më tepër se 100 tregje dhe prodhon në Igolstadt dhe Neckarsulm (në Gjermani), në Gyor (Hugari), Bruksel (Belgjikë), Bratislava (Sllovaki), Martorell (Spanjë), Kaluga (Rusi), Aurangabad (Indi), Chagchun and Foshan (Kinë) si edhe në Jakarta (Indonezi). Marka me katër rrathë, në 2015 do të nis prodhimin në Curitiba (Brazil) dhe në Jose Chiapa (Meksikë) në 2016. 

Kompani të tjera 100% në pronësi të Audit janë Quattro GmbH (Neckarsulm), Automobili Lamborghini S.p.A. (Sant' Agata Bolognese, Italy) si edhe kompaninë e motorëve sportivë Ducati Motor Holding S.p.A. (Bolonja, Itali). Aktualisht kompania punëson rreth 80,000 punonjës në mbarë botën dhe rreth 58,000 në Gjermani. Investimi total prej rreth 24 miliard Eurosh planifikuar nga 2015 deri në 2019 do të përqendrohet fillimisht në produkte të reja si edhe në teknologji me impakt të ulët në mjedis. Audi I është angazhuar në qëndrueshmërinë mjedisore dhe ka përcjellë këto parime në procesi dhe në teknologji. Qëllimi afatgjatë është lëvizshmëria me 0 emetime dioksidi karboni.