Së bashku me Audi-n, SEAT është një ndër markat e para që kanë shënuar fillimin e aktivitetit të Porsche Albania-s në Shqipëri. Marka spanjolle e cila vjen sot me më tepër modele dhe risi është pjesë e grupit Volkswagen nga i cili trashëgon edhe përvojën më të mirë gjermane. Në nivel ndërkombëtar: SEAT ka zgjeruar vazhdimisht kapacitetet prodhuese duke gjeneruar më tepër fitim. Kompania ka përmirësuar më tej treguesin EBITDA (Fitimin para taksave, amortizimit dhe zhvlerësimit) me rreth 36% në vlerën 300 milion Euro duke rritur në këtë mënyrë fitimin operativ me 46% në 523 milion Euro. Zëvendës presidenti për Financën dhe Administratën Holgert Kintscher theksoi faktin se: "SEAT vazhdon të përmirësojë kapacitetin për të gjeneruar burimet e veta për financimin dhe konsolidimin e kompanisë në terma financiar. Pas vitit 2013, viti që lamë pas ishte një tjetër hap domethënës drejt së ardhmes". SEAT është tërësisht orientuar drejt së ardhmes. Në 2014 SEAT investoi në kërkim & zhvillim rreth 457 milion Euro duke bërë që në 5 vitet e fundit të investojë në total 2.6 miliard Euro.