ŠKODA

ŠKODA është marka e tretë në rend kronologjik që i është shtuar portofolit të markave të Porsche Albanias. Marka Çeke e njohur para viteve 90 për mjetet e transportit të rëndë vinte në Shqipëri me një profil tjetër. Sot ŠKODA qëndron në majat e tregut të makinave të reja në Shqipëri për numër shitjesh ndërkohë që rritja nga një vit më parë ka qenë mbresëlënëse (+120% krahasuar me Jan-Mars 2014).

Në nivel ndërkombëtar ŠKODA vazhdon të thyejë rekorde. "2014 ishte një tjetër vit rekord për ŠKODA-n," thotë drejtori i përgjithshëm Prof. Dr. h.c. Winfried Vahland. "Për herë të parë kemi dorëzuar më tepër se një milion makina në një vit të vetëm, duke e pozicionuar veten ndërmjet prodhuesve të mëdhenj në tregjet ndërkombëtare falë edhe gamës moderne të modeleve tona." ŠKODA planifikon të mbajë të njëjtin ritëm rritjeje edhe në 2015 pavarësisht rrethanave sfiduese nga tregu.

 

Në 2014 ŠKODA vendosi një rekord të ri edhe përsa i përket të ardhurave nga shitjet dhe fitimit. Të ardhurat nga shitjet u rritën me 13.9%  në 11.8 miliard Euro (2013: 10.3 miliard Euro). Fitimi operativ u rrit me 56.5% në 817 milion Euro (2013: 522 milion Euro), duke arritur në 7.0% të të ardhurave nga shitja (2013: 5.1%)