Volkswagen

Volkswagen Makinat e Pasagjerëve është edhe marka e fundit që i është bashkuar portofolit të markave të grupit Volkswagen në Porsche Albania.

Me një histori të gjatë në tregun Shqiptar Volkswagen vjen tashmë me një vizion të qartë nga Porsche Albania ku që nga 1 Tetor 2015, Porsche Albania është përfaqësuesi ekskluziv i Volkswagen dhe servisi i vetëm i autorizuar për Volkswagen në Shqipëri.

Në nivel ndërkombëtar Volkswagen gjatë 2014 ka dorëzuar rreth 6.1 milion makina ose 1.6% më tepër se një vit më parë duke realizuar të ardhura prej 99.4 miliard Eurosh (+0.4% në krahasim me një vit më parë). Paçka krizës në vende të ndryshme të botës, Volkswagen arriti të ruante norma të kënaqshme rritjeje kjo edhe falë reagimit të mirë të tregut Gjerman dhe atij Kinez.