Volkswagen Makina Tregtare

Volkswagen Makina Tregtare ishte marka e katërt e cila ju bashkua portofolit të markave në Porsche Albania në 2008. Me një performancë mjaft të mirë, Volkswagen Makina Tregtare për 2014 arriti një pjese tregu mbi 40%, qe e rendit automatikisht këtë markë në krye të këtij tregu.

Në nivel ndërkombëtar, Volkswagen Makina Tregtare gjeneroi të ardhura nga shitjet në masën e 9.6 miliard Eurosh (2013: 9.4 miliard) për vitin fiskal 2014. Një kombinim i faktorëve të ndryshëm si edhe shkurtimeve në kostot e disa materialeve bëri të mundur një rritje të fitimit me rreth 12.5% që përkthehet në një fitim prej 504 milion Eurosh. Të ardhurat operative nga shitjet u rritën nga 4.8% në 5.3% për të njëjtën periudhë.