“Auto Trophy 2015”, Audi marka më e suksesshme me pesë çmime

2015-11-30

Audi doli marka më e suksesshme gjatë "Auto Trophy 2015", një sondazh i zhvilluar nga revista AUTO ZEITUNG, duke fituar plot pesë çmime. Në ceremoninë e çmimeve të këtij viti, katër nga trofetë shkuan për modelet: Audi A1, Audi A3, Audi Q7 dhe Audi R8 dhe çmimi i pestë ishte për vetë markën, "Best Design Worldwide".

Audi kryesoi me katër modelet kryesore- që nga Audi A1 një model mjaft kompakt, me A3, me modelin SUV Q7 dhe 'supermakinën' Audi R8. Një vlerësim I marrë nga lexuesit e revistës, të cilët konfirmojnë edhe dizajnin tërheqës të çdo modeli në kategoritë përkatëse.

Ky sondazh përfshinte lexuesit online të revistës për të votuar modelet e tyre të preferuara në këtë vit të 28 që sondazhi vazhdon të zhvillohet.

Audi vazhdoi të qëndrojë në të njëjtin pozicion kryesues si në 2014, dhe këtë vit ishte marka që fitoi më shumë çmime.