Fitorja për Audi në kategorinë “connected car”

2016-08-31


"Golden computer 2016" shkon për Audi connect sipas sondazheve të lexuesve të revistës "Computer Bild".

Fitorja për Audi në kategorinë "connected car"

Ashtu sikurse në vitin 2015, lexuesit e "Computer Bild" edhe një herë renditën markën Audi në vendin e parë për shërbimet connect të modelit Audi A4

Për herë të dytë, lexuesit e revistës "Computer Bild" kanë nderuar Audi connect si paketën më të mirë connect në industrinë e automobilave. Në konkurrencën prestigjioze te "Golden Computer", votat vendosën Audi connect në vendin e parë në kategorinë e "connected car"

Trofeu i lakmuar i "Golden Komputer 2016" i fituar nga Audi Connect konfirmon përgjigje shumë pozitive të lexuesve të teknologjisë connect për Audi. Marcus Keith, Drejtor i Development of Operating dhe Display Systems në AUDI AG, kishte këtë për të thënë: "Ky çmim nga lexuesit e "Computer Bild" është njohje e shumë viteve angazhim në fushën e sistemeve operative dhe çështjeve Audi connect. Klientët tanë janë të impresionuar nga rehatia dhe funksionaliteti i dhënë nga karta e integruar e përhershme SIM në lidhje me shërbimet connect, dhe nga kabina Audi virtuale tek Audi A4.

"Golden Computer" na nxit të gjithëve më shumë në ndjekjen e arritjeve edhe më të mëdha përsa i përket zhvillimeve elektronike. "

Audi Connect është edhe një herë fitues i "Golden Computer"  në kategorinë "connected car" Ceremonia e dekorimit u zhvillua në kompaninë botuese Axel Springer SE në Berlin.

Me Audi Connect, prodhuesi premium me bazë në Ingolstadt  kombinon të gjitha teknologjitë dhe aplikimet që lidhin modelet Audi me shoferin, përdoruesit e tjerë të rrugës, internetin dhe të gjithë infrastrukturën në tërësi.

Këtë vit kompeticioni i "Golden Computer" është mbajtur për herë të 16-të. Dhe teknologjitë në kategorinë "connected car" janë vlerësuar për herë të dytë. Lexuesit hodhën votat e tyre në 13 kategori, jo vetëm për teknologjitë hardware dhe software, por edhe për shërbimet.