Makinat elektrike. Volkswagen E-Golf në rrugët e Tiranës

2016-10-06


Volkswagen E-Golf

Prej vitesh tashmë flitet për konkurrencën që motorët elektrikë po i bëjnë atyre me djegie të brendëshme. Madje edhe rënia e çmimit të naftës dhe gazit në tregjet botërore mendohet të jetë ndikuar pikërisht nga ky trend, që tregon rritjen e përgjegjshmërisë së njerëzimit përkundrejt natyrës.

 Nuk ka asnjë dyshim që çështjet mjedisore kanë marrë një rëndësi madhore në vitet e fundit dhe një nga kollonat kryesore që pritet të ketë ndikim në ngadalësimin e ritmit të ngrohjes globale, është ulja e ndotjes së krijuar nga emetimi i gazrave të automjeteve. 

Disa shtete evropiane kanë avancuar jashtëzakonisht shumë në këtë fushë, duke krijuar legjislacionin e nevojshëm që pas vitit 2020 (Norvegjia) dhe pas vitit 2025 (Hollanda) të mos targohen më automjete me motorr me djegie të brendëshme. Këto hapa nënkuptojnë pa ekzagjerim një revolucion që pritet të ndodhë shumë shpejt në tregun e automjeteve. 

Në funksion të këtij qëllimi Volkswagen po kryen një rol aktiv, duke ofruar disa modele hibride (benzine + elektrike: Jetta, Golf GTE, Passat GTE) si dhe dy automjete krejtësisht elektrike: e-up! dhe e-Golf. 

Me një pavarësi prej rreth 160 km për e-up! dhe 190 km për e-Golf, këto dy automjete përshtaten mjaft mirë për lëvizjet e përditshme. Ato janë të pajisura me kabull dhe adaptor në mënyrë që të mundësojnë karikimin nga çdo prizë e zakonshme. 

Me anë të kësaj metode të thjeshtë, arritja në 100% të kapacitetit të baterisë zgjat jo më shumë se 8 orë. Megjithatë, për ata që e kanë më me ngut, teknologjia e zhvilluar nga Volkswagen dhe partnerët mundëson edhe karikimin e shpejtë prej vetëm 30 minutash të 80% të kapacitetit të baterisë. 

Me një konsum prej vetëm 12.7 kWh për 100 km (afërsisht 150 ALL), ulja e kostove që mundësojnë këto mjete është mesatarisht 7-fish me motorët e naftës dhe 10-fish me ato te benzinës. Gjithashtu nëse llogarisim që automjetet elektrike nuk kanë nevojë për shërbime periodike (vaj+filtra) kursimi është edhe më i madh. 

Duke patur vizionin që edhe në Shqipëri ashtu si në vendet e Bashkimit Evropian, automjetet elektrike do të shihen me perspektivë dhe me besimin tek marka Volkswagen. Objektivi ynë është që Porsche Albania të jetë koncesionari i parë në rajon që do të ofrojë mundësi shitjeje dhe servisi për mjetet e kësaj teknologjie. Nga dje në rrugët e Tiranës!

 

E-Servis

      Hedhja në treg e makinave elektrike qofshin ato hibride (e kombinuar me motor me djegje te brendëshme) ose totalisht elektrike ka dhënë një impakt shumë pozitiv edhe në kostot e mirëmbajtjes të vetë kësaj tipollogjie mjeti, sidomos kur flasim për kategorine BEV (Battery Electric Vehicle). 

Tashmë është anashkaluar pargjykimi se kjo lloj teknologjie tërheq vetëm ambientalistët apo përdoruesit e etur të teknologjive të reja (early adopters). 

Mjafton një vlerësim i asaj çka në industrinë tonë i referohemi si TOC (Total Cost of Ownership) për të kuptuar se përfimi në kosto do të bindte edhe më skeptikët për avantazhet që kjo teknologji ofron.

Kotrolli periodik i makinave elektrike 'lehtësohet' një pjesë të rëndësishme të shërbimeve të dosmosdoshme në makinat me motor me djegje të brendëshme. 

Makinat elektrike në kontrollet periodike dhe shërbimet e tyre limitohen vetëm në ndërrimin e filtrit të kondicionerit që do të thotë jo më vaj motorri dhe filtër vaji jo më filter karburanti dhe jo me filtër ajri për motorin. 

Ndërrimi i ferrotave bëhet për një kohë tre herë më të gjatë sesa makinat normale sepse frenimi i moderuar kryhet nëpërmjet motorrit elektrik. 

Blloku i baterive për mjetet BEV, që është edhe komponenti më i kushtueshëm i këtyre makinave, vjen me 8 vjet garanci nga grupi Volkswagen.

Prurja e teknologjive të reja paralelisht me vendet më të zhvilluara Europiane është pjesë thelbësore e strategjisë së Porsche Albanias.

Për këtë arsye po punohet intesivisht për të zhvilluar kapacitetet edhe në servis për të trajtuar këto mjete. 

Trajnimet e vazhdueshme të stafit, pajisjet e reja që do të bëjnë karikimin e shpejtë apo diagnostifikimin janë vetëm disa aspekte nga puna e përditshme për të ofruar një shërbim cilësor për drejtuesit e këtyre mjeteve.