Ibiza më e mirë e të gjithë kohërave.

2017-02-07

 

 

Ibiza më e mirë e të gjithë kohërave.

SEAT Ibiza e re tashmë një hap larg nesh, me të rejat e fundit të teknologjisë, dinamikën mbreslënëse dhe me një përmirësim të dukshëm në hapësirën e brendshme.

Modeli i markës spanjolle vjen me një stil të ri duke ruajtur të njëjtën frymë rinore, funksionalitet, sportivitet dhe rehatinë që e karakterizon. Dhe këtë e realizon nëpërmjet një dizajni të freskët që pasqyron karakterin që spikat të SEAT-it duke shfaqur sipërfaqe më të skalitura, më të theksuara dhe emocionuese . Gjenerata e pestë e SEAT Ibiza do të bëjë debutimin e saj publik në Geneva Auto Show dhe do të dalë në shitje në qershor 2017.

SEAT Ibiza e re është krijuar me qëllime shumë ambicioze: Për të shkuar një hap më tej në aspektin e sigurisë, dizajnit, performancës dhe rehatisë.

Që nga viti 1984, Ibiza është bërë një ikonë e markës SEAT. Si një nga tri shtyllat e saj, së bashku me Leon dhe Ateca, mbi të cilat mbështetet SEAT për të vazhduar ndërtimin e suksesit të kompanisë edhe në të ardhmen.

 

Akoma më kompakte, e bollshme dhe efikase

Ibiza ka rritur ndjeshëm hapësirën e saj të brendshme, duke u paraqitur më e fuqishme, dhe më e sigurt se kurrë më parë. Ajo është më e gjerë ekzaktësisht 87 mm më tepër, 2 mm më e shkurtër dhe 1 mm më e ulët se modeli i mëparshëm, por më shumë se çdo gjë, ndryshimi i dimensioneve të saj përcjellin një imazh të fuqishëm të një makine që tërheq shikimin e kujtdo.

Mbajtësja e rrotave është 60 mm më e gjerë në boshtin e përparëm dhe 48 mm në boshtin e pasëm, ndërsa distanca mes boshteve është 2,564 mm, një rritje prej 95 mm. Rezultati.. një makinë shumë më e rehatshme duke e bërë SEAT-in e ri Ibiza një nga më të mirat e kategorisë së saj. Bagazhi gjithashtu është zgjeruar me 63 litra, duke e çuar kapacitetin e saj të plotë në 355 litra. Ajo që bie në sy është kombinimi i dizajnit me funksionalitetin.

Sistemet e asistencës në udhëtim të disponueshme tek Ibiza e re përfshijnë elementë që, dhe pse të pranishme tek Leon-i dhe Ateca, janë mjaft të pazakontë në këtë kategori. Front Assist, Traffic Jam Assist, Adaptive Cruise Control, Keyless Entry System me heartbeat engine start button, një gjeneratë e re e sensorëve të përparëm dhe të pasëm të parkimit dhe një pamje nëpërmjet kameras së pasme me një cilësi dhe saktësi më të lartë reflektuar në një touchscreen premium 8'' me panel prej xhami. Është hera e parë që SEAT Ibiza ka një touchscreen 8'' të integruar, të madhe dhe funksionale që ofron teknologjinë më të mirë pa kompromentuar harmoninë e brendshme.

SEAT-i i ri Ibiza ka filluar dhe një partneritet me Beatsaudio Soundsystem, një markë që përcjell energji, emocion dhe kënaqësi që ka ndryshuar mënyrën se si përdoruesit SEAT e dëgjojnë muzikën. Duke përdorur një proçesor dixhital të sinjalit (DSP), 7 altoparlantë cilësorë dhe një përforcues 8-kanalës me 300W.

 

Dizajni: Hapi i rradhës i modelit që mbartë në mënyrë të pagabueshme ADN SEAT në genet e tij.

Fal më shumë se tre dekadave histori dhe rëndësisë së saj si shtylla kryesore e markës SEAT, gjenerata e pestë e Ibiza-s ka qenë një sfidë më vete në aspektin e dizajnit. Ajo duhej të ishte e freskët dhe rinore, por e pjekur dhe e balancuar njëkohësisht. Duke sjell si rezultat atë që ne shohim tani.. Një makinë me përmasa të përsosura, me një karakter të fortë dhe pamje akoma më tërheqëse.

Dizajni i saj  emocionues, paraqitja dinamike, ndjenja e stabilitetit të pagabueshëm dhe besueshmëria në rrugë, cilësi të brendshme tepër të përmirësuara, tepër e sigurt dhe me një teknologji të lehtë në përdorim, hapësirë e brendshme e bollshme, të gjitha këto e shumë më tepër të kombinuara për të sjell Ibiza-n e re, një mundësi zgjedhje tepër tërheqëse dhe natyrisht me çmim të volitshëm.