Si do të gjendet emri për SUV-in e ri SEAT?

2017-06-01

 

#SEATseekingName për SUV-in e re, që do dali në shitje në 2018.

Sot marka SEAT ka nisur një projekt për publikun, për të paraqitur propozime dhe për të votuar për emrin e SUV-s së re, e cila është menduar të ketë deri në 7 vende  dhe do të vendoset një segment mbi modelin Ateca. Kriteri kryesor është që emri i modelit të ri të merret nga gjeografia spanjolle.

 

Që nga shpallja, marsin që shkoi, për fillimit e këtij SUV të ri, marka tashmë ka marrë propozime nga e gjithë Spanja. Si rrjedhojë e ndikimit social që ka shkaktuar, SEAT ka vendosur ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe ta nisë këtë nismë, për herë të parë në historinë e markës.

Në prezantimin e projektit, Presidenti Luca de Meo shpjegoi se "SEAT ka vendosur t'i bëjë thirrje çdo adhuruesi të markës për të propozuar dhe më pas për të votuar emrin e SUV-s së re, e cila është e vendosur për të bërë histori. Në përpjekjet tona për të nisur #SEATseekingName, ne kemi ripërcaktuar proçesin tipik në mënyrë që të angazhojmë në projekt publikun dhe ndjekësit e markës në të gjithë botën, nga fillimi deri në fund ".

Nisma, e cila fillon sot, përbëhet nga katër faza:

1. Propozime për emrat. Duke filluar nga sot dhe deri më 22 qershor, çdokush mund të propozojë emrin e tij të preferuar për modelin e ri SEAT. Përveç kritereve gjeografike spanjolle, SEAT ka përfshirë, ndër të tjera dhe kriterin e përputhes së emrit me vlerat e markës dhe karakteristikat e produktit të kompanisë dhe të jetë i lehtë të shqiptimi në gjuhë të ndryshme. Secila prej propozimeve të pranuara do të merret parasysh gjatë kësaj faze, pavarësisht nga numri i pjesëmarrësve.

2. Shkurtimi i listës hyrëse. Duke pasur parasysh kriteret e vendosura, ekspertët në SEAT do të përfshihen në fazën e parazgjedhjes, si dhe konsumatorët nga vende të ndryshme në fokus grupe të organizuara nga marka, dhe testet do të kryhen në tregje për të përzgjedhur të paktën tre emra që do të votohet. Emrat finalistë do të shpallen më 12 shtator në Frankfurt Motor Show.

3. Votoni për finalistët. Votimi publik do të jetë i hapur nga 12 deri më 25 shtator për të zgjedhur kandidatin e preferuar midis finalistëve të zgjedhur. Fituesi do të jetë ai me më shumë vota.

4. Shpallja e emrit fitues. SEAT do të zbulojë emrin e SUV-s së re të kompanisë deri më 15 tetor.

Iniciativa do të përfshijë mbarë botën nëpërmjet faqes së internetit seat.com/seekingname  dhe do të zbatohet në Spanjë në seat.es/buscanombre.

Që kur SEAT lançoi Ronda në vitin 1982, gjeografia e Spanjës ka dhënë emrin e një total prej 13 modelesh: Ronda, Ibiza, Malaga, Marbella, Toledo, Inca, Alhambra, Cordoba, Arosa, Leon, Altea dhe dy të fundit Ateca dhe Arona. SUV-ja e re do të jetë numri i 14 në listë.

Gama e SEAT vazhdon të rritet

Modeli i ri që lançohet nga SEAT në 2018 do të rrumbullakosë trion e SUV-s së markës, pas Ateca dhe Arona, ku vlen të theksohet që paten tepër sukses,  do të debutojë në gjysmën e dytë të 2017. Së bashku me Ibizan e re, e cila do të arrijë tek tregtarët këtë Qershor, dhe Facelift i Leon-it, SEAT do të kompletojë ofensivën më të madhe të produktit në historinë e tij.

Zgjerimi dhe ripërtëritja e gamës nxitën shitjet me 14.5% në katër muajt e parë të vitit dhe rritën të ardhurat për 20.2% në tremujorin e parë të vitit 2017, që arriti një shifër rekord prej 2.488 milion euro. Përveç kësaj, dhe pas marrjes së rezultateve më të mira në historinë e saj në 2016, SEAT shënoi një fitim operativ në tremujorin e parë të 2017 prej 56 milionë euro, që ishte 4.1% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.