Një Leon në shkretëtirë

2017-06-29

 

Terrene shkëmbore, duna, pluhur dhe mot i keq. SEAT Leon X-Perience Titan Desert ka përshkuar qindra kilometra në një nga zonat më të vështira gjeografike të planetit: shkretëtira e Saharasë që përfshin Marokun dhe Algjerinë.

 

- Një dunë me gjatësi prej 22,000 m : Zona e Errachidia në Marok u përshkua nga Leon-i mbi një terren shkëmbor, me rërë dhe dunën Erg Chebbi. 22 km e gjatë, 5 km e gjerë dhe me kreshta që shkojnë në 150 m lartësi, kjo është një nga dunat më të njohura në shkretëtirën e Saharasë.

-Përballja me sfidën e ndryshimit të temperaturave: Me temperaturat e jashtme që ndryshojnë nga nën zero natën dhe 50 gradë gjatë ditës, ku temperaturat mund të arrijnë dhe deri në 60 gradë. Një nga sfidat e drejtimit të automjetit në shkretëtirë është sigurimi që ndryshimet e jashtme të mos ndikojnë në ambjentin e brendshëm të pasagjerëve dhe shoferit.

- Grimca të papërfillshme më të vogla se një mikron: Scirocco, një erë jug-lindore e zakonshme në këtë zonë, mund të mbajnë grimca pluhuri në masën një mikron ose një e njëmijëta e milimetrit. Para se një model të dal në shitje, prototipet e SEAT-it u nënshtrohen disa testeve për të siguruar ambjentin e brendshëm të udhëtarëve të tij. Qëllimi është të sigurohet që, në kushte reale tëudhëtimit, siç është ajo e kryer nga Leon-i në shkretëtirë, asnjë mikron pluhuri të mos futet në vendqëndrimin e pasagjerëve.

- Pasojat ekstreme të motit: Stuhitë e rërës janë një fenomen i zakonshëm në shkretëtirë. Megjithëse lëvizin shpejt, duke arritur deri në 75 km / h, nuk është e këshillueshme që të përpiqesh të kalosh përmes tyre. Kur fillon një stuhi rëre, gjëja më e mirë për të bërë është të ndalesh, të vendosësh makinën larg nga drejtimi i erës dhe të presësh derisa të fryj.

-Ngjitja në malin prej rëre: Ndryshe nga drejtimi i makinës në një sipërfaqe të shtruar, një nga çelësat për drejtimin në rërë është pakësimi i presionit të gomave në mënyrë që të kenë kontakt më të madh në tokë. Gjithashtu, për të udhëtuar përgjatë një dune, duhet të përballeni me të dhe të ngjiteni me një shpejtësi të caktuar. Për tu siguruar për kontrollin e automjetit, nuk duhet të shkoni direkt në gjendje neutrale.