Suksesi i Ibiza-s së re në “Auto Express Awards”

2017-06-30

 

SEAT-i i ri Ibiza ka arritur të marr çmimin e saj të parë të madh ndërkombëtar, pikërisht në muajin e lançimit, pasi u emërua Supermini më i miri në vlerësimet "Auto Express New Car 2017". Është një arritje e jashtëzakonshme për modelin e ri super-elegant, duke pohuar potencialin e saj të tregut. I themeluar si mbartës i standardeve të markës spanjolle për më shumë se 30 vjet, Ibiza hyn në brezin e pestë duke qenë në formën më të mirë se kurrë më parë, në një platformë të re me nivele mbresëlënëse të cilësisë, përpunimit dhe teknologjisë. Ibiza është modeli më i shitur i SEAT-it dhe që nga fillimi i saj në 1984, janë shitur 5.5 milionë njësi.

 

Duke komentuar mbi cilësinë e Ibiza-s, autori kryesor i redaksisë Auto Express, Steve Fowler tha: "Ibiza e re është një supermini mahnitëse me një pjekuri të papërjetuar më pare në këtë kategori. Ne e duam hapësirën, rehatinë dhe përsosjen, si dhe stilin. Por më e mira nga të gjitha dhe që vlenë të veçohet është çmimi - një makinë vërtet e përballueshme për tu blerë dhe drejtuar ".

Çmimi Ibiza vjen ditën pas paraqitjes së modelit të ri Arona në shtypit ndërkombëtar.

SEAT-i ka investuar 900 milionë euro në të dy modelet, dhe me Arona-n do të rrisë mbulimin e saj të tregut në 75%. Arona gjithashtu parashikohet që do të ndihmojë në rritjen e shitjeve të SEAT edhe më shumë.

Ndërsa Ibiza fitoi qendrën e vëmendjes, SEAT u nderua më tej nga Auto Express edhe me lavdërime për çmimin e Ateca-s në kategorinë SUV Mid-Size dhe për Alhambra midis pretendentëve për titullin më të mirë MPV (Multi purpose vehicle).