SEAT vazhdon të thyejë rekorde shitjeje

2018-08-09

• SEAT ka dorëzuar 342.700 makina deri në korrik, rezultati më i mirë në gjithë historinë e tij

• Shitjet e muajit të kaluar u rritën ndjeshëm me 35.7% duke arritur më shumë se 52.000 automjete

• Marka u rrit me më shumë se 20% në vendet si Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia, Austria, Belgjika dhe Portugalia

SEAT filloi pjesën e dytë të vitit me një ritëm rekord. Pas pjesës së parë të vitit që rezulton të ishte periudha më e mire në historinë e markës, dërgesat SEAT u rritën në korrik me 35.7% krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2017, duke arritur në total 52,700 automjete të shitura (2017: 38,900). Me këtë rezultat, SEAT ka shënuar muajin korrik më të mirë në historinë e kompanisë, duke tejkaluar shifrën e mëparshme rekord të vendosur në 2001 (46,200 njësi).

Nga janari deri në korrik të këtij viti, SEAT shiti 342.700 makina, që përbën një rritje prej 20.1% gjatë të njëjtës periudhë në 2017 (285.400) dhe arriti vëllimin më të lartë të shitjeve në shtatë muajt e parë të vitit. Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 2000 (324,400 njësi).

Zëvëndëspresidenti i SEAT për Marketing-un dhe Shitjen, Wayne Griffiths vuri në dukje se "rritja e shitjeve që nga janari na mban në krye të markave më të shpejtë të rritjes në vëllim në Evropë. SEAT është duke shënuar vëllime rekord në sajë të ofensivës së modeleve duke përfshirë Ateca dhe Arona. Një nga çdo tre makina që aktualisht po shitet është një SUV, dhe kjo shifër do të rritet në muajt e ardhshëm me konsolidimin e Aronës dhe startimin e shitjeve për modelin Tarraco ".

Rezultatet e arritura deri në korrik u mbështetën nga një rritje e konsiderueshme në shumicën e tregjeve ku është e pranishme SEAT, shumë prej të cilave janë rritur me më shumë se 20%. Spanja është tregu kryesor me 72,900 makina të shitura (+ 16,0%). Përveç kësaj, SEAT është marka kryesore në vend me Leon dhe Ibiza si modelet më të njohura gjerësisht. Gjermania është tregu i dytë më i madh i SEAT, duke arritur një rritje prej 26.4% me shitjen e 71.400 makinave. Në Mbretërinë e Bashkuar, SEAT është duke bërë përparim kundrejt trendit të tregut dhe është rritur me 23.5% (gjithsej: 41.600 makina). Franca, e cila kontribuon në vëllimin e katërt më të lartë të shitjeve të SEAT (18,900), është një nga tregjet me rritje më të shpejtë, pasi ka shënuar një rritje prej 23.2%, ashtu si edhe Italia (14.200, + 27.1%).

Në tregjet e tjera evropiane si Austria (13,700, + 24,0%), Belgjika (6,900, + 45,4%), Portugalia (6,800, + 22,2%) dhe Hollanda (5,700, + 26,6%) shitjet gjithashtu u rritën më shumë se 20%. Rritja është edhe më e dukshme në Algjeri, ku SEAT deri tani ka shpërndarë 12,900 automjete këtë vit, që është 11,700 më shumë se shtatë muajt e parë të vitit 2017.

Gjithashtu u rrit fitimi operativ

Në gjysmën e parë të vitit 2018, në sajë të suksesit tregtar të regjistruar, fitimi operativ i SEAT u rrit me 62.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, duke arritur një shifër rekord historik prej 212 milionë eurosh. Shtimi i Arona në linjën e modelit SEAT është një nga faktorët kyç që çon në këtë rezultat dhe qarkullimi i kompanisë gjithashtu arriti nivele rekord pas ngritjes me 14.5%, duke arritur në 5.786 milionë euro.