Sistemi i denoncimit

Sistemi i denoncimit është krijuar për të adresuar shkeljet e rënda të rregulloreve ose ligjeve. Ky është një element kyç i qeverisjes së mirë korporative. Në kontekstin e një procedure të drejtë dhe transparente, sistemi i denoncimit e mbron kompaninë, personat e implikuar dhe denoncuesin. Sistemi i ri bazohet në procese të standardizuara dhe më të shpejta për përpunimin konfidencial dhe profesional të raporteve nga ana e ekspertëve të brendshëm.

 

Pajtueshmëria me rregulloret ligjore dhe rregullat e brendshme është një prioritet kyç për Grupin Porsche.  Dëmet për kompaninë tonë, punonjësit dhe partnerët e biznesit mund të parandalohen vetëm në qoftë se respektohen rregullat dhe standardet. Prandaj, sjellja e papërshtatshme duhet të identifikohet dhe të përpunohet shpejt, me qëllim për të kryer menjëherë korrigjimet e nevojshme. Kjo kërkon vëmendje të madhe nga të gjithë individët, si edhe gatishmëri për të treguar shkeljet e rënda të mundshme të rregulloreve në bazë të provave konkrete. Ne vlerësojmë shumë informacionin e kësaj natyre nga partnerët e biznesit, klientët dhe palët e treta. Punonjësit e kompanisë orvaten për të krijuar një atmosferë, ku mund të diskutohet lidhur me sjelljen e papërshtatshme. Sistemi i rishikuar dhe i ristrukturuar i denoncimit është krijuar për të ndihmuar në situata kur çështje të tilla nuk mund të sqarohen brenda ekipit për shkak të rëndësisë së tyre ose të natyrës serioze të sjelljes së papërshtatshme.

 

Pse është e rëndësishme të denoncojmë shkeljet e rregulloreve?

Denoncimi i sjelljes së papërshtatshme mund të parandalojë dëmtime dhe probleme të tjera ligjore për kompaninë tonë dhe punonjësit tanë. Në rast të shkeljeve të rënda të rregullores, është shumë e rëndësishme që të identifikohen shpejt këto shkelje, duke ndërmarrë veprime të menjëhershme, për të korrigjuar shkeljet sa më shpejt. Për më tepër, kompania mund të mësojë nga shkeljet e vërejtura, duke përmirësuar dhe optimizuar më tej proceset dhe strukturat në kompaninë tonë.

 

Çfarë është "një shkelje e rëndë e rregullores"?

Shprehja "shkelje e rëndë e rregullores" përdoret për të përshkruar një shkelje, e cila ndikon seriozisht në reputacionin ose interesat financiarë të Grupit tonë ose të njërës prej kompanive të Grupit. Politika e Grupit nr. 3: Sistemi i denoncimit i Grupit ofron shembuj specifikë të shkeljeve të tilla. Palët e treta mund të marrin informacion lidhur me këta shembuj përmes një adrese të regjistruar të postës elektronike, ndërsa punonjësit mund të gjejnë shembuj të këtyre shkeljeve në tekstin e Procedurës së Grupit nr. 03 - Sistemi i Denoncimit i Grupit - duke hyrë në Portalin e Procedurave të Grupit me anë të një lidhjeje të vënë në dispozicion të të gjithë punonjësve.

 

Cilat janë ndryshimet e kryera në sistemin ekzistues të denoncimit?

Politika e rishikuar e Grupin nr. 3: Sistemi i denoncimit optimizon procesin e denoncimit. Kanalet e provuara dhe të testuara, siç janë Mbrojtësi i Qytetarëve (avokatët konfidencialë), mbeten të pandryshuara. Të gjitha informacionet e marra trajtohen si konfidenciale dhe denoncuesit vendosin vetë nëse dëshirojnë të mbeten anonimë për kompaninë. Kanali i posaçëm i raportimit në internet dhe mbrojtësit e qytetarëve sigurojnë që raportet e denoncuesve që nuk dëshirojnë të identifikohen nga kompania të dërgohen në Zyrën Hetimore në formë anonime.

 

Mbrojtja e plotë për denoncuesit dhe personat e implikuar

Sistemi i denoncimit garanton nivelin më të lartë të mbrojtjes për denoncuesit dhe personat e implikuar. Hetimi fillon vetëm pas një ekzaminimi të kujdesshëm të fakteve dhe provave konkrete lidhurme një shkelje të rregullores. Supozimi i pafajësisë vlen për të gjithë personat e implikuar, në qoftë se shkelja e rregullores nuk provohet. Personat e implikuar do të trajtohen në mënyrë të drejtë, do të dëgjohen në kohën e duhur dhe do të rehabilitohen në qoftë se akuzohen gabimisht. Konfidencialiteti dhe fshehtësia duhet të sigurohen gjatë gjithë procesit hetimor. Informacioni shqyrtohet në mënyrë të drejtë, të shpejtë dhe të ndjeshme.

Denoncuesit do të mbrohen. Informacioni që ata ofrojnë trajtohet si konfidencial. Diskriminimi kundër denoncuesve përfaqëson një shkelje të rëndë të rregullores dhe nuk do të tolerohet.

 

Roli i Zyrës Hetimore në sistemin e denoncimit

Dr Matthias Haas udhëheq një ekip avokatësh të specializuar dhe me përvojë, të cilët punojnë në Zyrën Hetimore. Ky ekip merr raportet dhe verifikon informacionin, duke kërkuar prova konkrete të një shkelje të rëndë të rregullores. Ata fillojnë hetimin vetëm në qoftë se ekzistojnë prova konkrete lidhur me sjelljen e papërshtatshme.

 

Ku mund të bëj një denoncim?

Detajet e kontaktit të Zyrës Hetimore

 

Personalisht: Zyra Hetimore (K-ICW)

Adresa postare

Telefon

Posta elektronike

Kanalet e denoncimit në internet

Kontaktet e Obudsman

Telefon

E-mail

Porschestraße 26-30, 38440 Wolfsburg (qendër), Gjermani

Zyra Hetimore, Kutia 1717, 38436 Wolfsburg, Gjermani

+800 444 46300/ +49 5361 946300

io(kwfat)volkswagen(kwfdot)de

https://www.bkms-system.com/vw

Dr. Rainer Buchert (Avokat)                Thomas Rohrbrach (Avokat)

+49 6105 921 355/+49 69 71033330  +49 69 65300356

dr-buchert(kwfat)dr-buchert(kwfdot)de                  rohrbach(kwfat)ra-rohrbach(kwfdot)de

24/7 Hotline

 

Ju mund te raportoni duke perdorur numrin nderkombetar pa pagese: +800 444 46300* **.

Nese operatori juaj lokal nuk suporton sherbimin pa pagese, ju mund te telefononi ne numrin me pagese si me poshte:
+49 5361 946300*.

* Ju lutem merrni ne konsiderate se + duhet te zevendesohen me prefiksin nderkombetar

** Nese per arsye teknike nuk mund te aksesohet ne hotline, ju lutem perdorni nje prej kanaleve te tjera per te paraqitur shqetesimin tuaj nepermjet raportimit ne Zyren e Investigimit.