Sistemi ynë i Sinjalizimit

Suksesi i kompanisë sonë bazohet tek Integriteti dhe Pajtueshmëria. Porsche Albania i jep përparësi pajtueshmërisë me ligjet, rregullat, aktet e brendshme si dhe parimet e përcaktuara në Kodin tonë të Sjelljes dhe Kodin e Sjelljes për Partnerët e Biznesit. Për të përmbushur këto standarde, një aspekt i rëndësishëm është të sigurohet informacion për sjelljet e papranueshme të punonjësve ose furnitorëve të mundshëm, me qëllimin që t'i jepet fund atyre. Prandaj, ne i kemi besuar Zyrës Qendrore të Investigimit të Volkswagen AG për të operuar në emrin tonë një Sistem të pavarur, të paanshëm dhe konfidencial të sinjalizimit.

Një komponent esencial i Sistemit të Sinjalizimit është parimi i drejtësisë procedurale. Ai garanton mbrojten më të fortë të mundshme për sinjalizuesit, personat e implikuar dhe punonjësit që kontribuojnë në investigimin e një shkeljeje.

Gjithashtu, Sistemi ofron mundësi për raportim dhe komunikim anonim. Ne garantojmë se nuk do të lejojmë identifikimin e sinjalizuesit anonimë. Hakmarrja, dhe cdo veprim ndaj sinjalizuesve dhe të gjithë personave që kontribuojnë në investigim nuk tolerohen te Porsche Albania. Personat e implikuar prezumohen të pafajshëm deri në vërtetimin e shkeljes. Hetimet kryhen me konfidencialitet maksimal. Informacioni do të përpunohet në një proces të drejtë, të shpejtë dhe të mbrojtur.

Kolegë të kualifikuar dhe me përvojë në Zyrën e Investigimit shqyrtojnë me kujdes çdo raport për sjellje të papranueshme të mundshme nga një punonjës i Volkswagen Group dhe e ndjekin atë në mësistermatike. Si funksionon: Pas rapportimit, ju do të merrni konfirmim për marrjen e tij. Zyra e Investigimit më pas vlerëson raportimin tuaj. Kjo konsiston në mbledhjen e fakteve nga sinjalizuesi dhe nga të gjithë nivelet e nevojshme të Kompanisë. Nëse sipas vlerësimit krijohen arsye për të dyshuar ekzistencën e shkeljes, do të fillojë shqyrtimi dhe hetimi i rastit nga një Njësi Investigimi e posaçme. Më pas, rezultatet e hetimit vlerësohen nga Zyra e Investigimit, e cila rekomandon masat e duhura për t'u marrë për një rast të caktuar.

Informacioni për statusin* apo rezultatin e hetimit do t'ju jepen pa vonesa të panevojshme.

Pranë Zyrës Së Investigimit Mund Të Raportohen Gjithashtu Shkelje Të Sjelljes Për Partët E Biznesit Nga Ana E Furnizuesve Tanë, Ku Përfshihen Shkeljet e Të Të Njeriut, Veprime TW TW TW. Zyra e Investigimit cakton dhe informon departamentet përgjegjëse, të cilët më pas trajtojnë çështjen. Qëllimi arrihet me marrjen e masave të nevojshme për të minimizuar ose për t'i dhënë fund shkeljeve dhe/ose rreziqeve.

* Koha e përpunimit ndryshon në varësi të objektit të procedurës.

Gjeni me shume informacion mbi parimet procedural te Procedures se Ankesave te Grupit Volkswagen ketu .

 

A keni pyetje të mëtejshme, apo keni nevojë për një contact local?

Pyetjet ose sugjerimet për përmirësim në lidhje me Sistemin e Sinjalizuesve mund t'i drejtohen gjithashtu Zyrës së Investigimit.

Për informacion në lidhje me Sistemin e Sinjalizimit, Departamenti lokal i Pajtueshmërisë mund të kontaktohet gjithashtu nëpërmjet  compliance@porsche.al.

 

Raportimi nëpërmjet Sistemit të Sinjalizimit.

Sistemi i Sinjalizimit ofron alternativea të ndryshme për të raportuar sjellje të papranueshme të punonjësve, siguron shqyrtim të gjithëanëshëm të rastit dhe reagim të shpejtë kur është e mevojsh

Megjithatë, kjo nuk ndikon në të drejtën tuaj ligjore për të kontaktuar autoritetet publike.

Linja telefonike 24/7

Mund të raportoni cdo ditë, në 365 ditë të vitit, 24 orë, duke përdorur numrin ndërkombëtar pa pagesë:

+800 444 46300*.

Nëse ofruesi juaj lokal i telefonit nuk e mbështet shërbimin pa pagesë, mund të telefononi numrin e mëposhtëm me pagesë:

+49 5361 946300

 

*Në varësi të vendit nga ku telefononi, është e mundur që linja telefonike ndërkombëtare pa pagesë të mos jetë e disponueshme pasi disa ofrues të rrjetit telefonik nuk e mbështesin shërbimin.

  

 

Kanali i Raportimit Online

Ju keni mundësinë të përdorni një platformë komunikimi të bazuar në web për të kontaktuar Zyrën e Investigimit në shumë gjuhë. Ky sistem është konfidencial dhe teknikisht i sigurtë.

Edhe nëse gjuha juaj e preferuar nuk ofrohet në plaftormën e raportimit, mund të shkruani në çdo gjuhë për të paraqitur raportimin tuaj. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Zyrën e Investigimit në çdo gjuhë përmes e-mail ose postës.

Avokat te Jashtëm (Ombusdspersons)

Avokatë të Jashtëm janë caktuar për të vepruar si Ombudsperson. Ata këshillojnë mbi Sistemin e Sinjalizimit dhe sigurojnë që raportimi i sinjalizuesit t'i përcillet në mënyrë anonime Zyrës së Investigimit në rastin kur sinjalizusi zgjedh këtë mënyrë.

Nëse dëshironi të kontaktoni me Avokatet e Jashtëm (Ombudspersons), mund t'i gjeni detajet e kontaktit të tyre në këtë link: https://www.ombudsmen-of-volkswagen.com/

 

E-mail

Ju mund të kontaktoni Zyrën e Investigimit përmes e-mail:

io(kwfat)volkswagen(kwfdot)de

Zyra Qendrore e Investigimit

Adresa postale:

Volkswagen AG, Central Investigation Office

Mailbox 1717

Berliner Ring 2

38436 Wolfsburg, Germany

Personalisht:

Ju lutemi te lini një takim paraprakisht duke shkruar një E-mail tek adresa: io(kwfat)volkswagen(kwfdot)de

 

  

 

 

 

Keni pyetje apo shqetësim për ndonjë produkt apo shërbim të Porsche Albania?

Nëse keni pyetje ose shqetesime në lidhje me automjetin tuaj të ri ose të përdorur, komente ose ankesa për shërbimet e ofruara nga Porsche Albania, ju lutemi na kontaktoni përmes ankesa(kwfat)porsche(kwfdot)al. Ne kërkojmë mirëkuptimin tuaj se Sistemi i Sinjalizimit fatkeqësisht nuk mund të përpunojë ankesat e klientëve lidhur me produkte apo sherbime.