Profili

Porsche Albania është pjesë e një prej grupeve më të mëdhenj në botë në sektorin automobilistik në Evropë, grupit Austriak Porsche Holding Salzburg. Porsche Holding Salzburg sot zotërohet 100% nga Grupi Volkswagen. Portofoli i kompanisë përbëhet kryesisht nga markat e grupit Volksëagen dhe Porsche.

Porsche Holding Salzburg

Shitja me pakicë është një ndër aktivitetet kryesore të Porsche Holding Salzburg kjo edhe falë rrjetit shumë të zhvilluar të përfaqësive si edhe standardeve të larta në shitje dhe servis.

Për vitin 2013 Porsche Holding Salzburg ka shitur 591,822 makina dhe ka siguruar një total prej 16.2 miliard Eurosh.

Kompania operon në mbarë Evropën si edhe në Kinë. Me seli qëndrore në Salzburg, Austri Porsche Holding Salzburg në 2013 numëronte 31,846 të punësuar.

Porsche Albania

Porsche Albania me seli në autostradën Tirane-Durres Km. 3, ka hyrë në tregun Shqiptar në 2005 me një vizion të qartë: Përcjelljen e përvojës më të mirë të Porsche Holding Salzburg në fushat e komunikimit, shitjes dhe shërbimeve të passhitjes në tregun e makinave në vend.


Në vitin e parë Porsche Albania solli në Shqipëri dy markat e para: Audi dhe SEAT. U desh një vit për të prezantuar markën e tretë ŠKODA në Shqipëri. Në Janar të 2008 Porsche Albania fitoi të drejtën e shitjes edhe për Volkswagen Makina Tregtare, e drejtë kjo e cila u ndoq edhe nga kontrata ekskluzive për importin e markës së pestë të Porsche Albania Volkswagen Makina Pasagjerësh në Shtator të 2012. Që nga 1 Tetor 2015, Porsche Albania është përfaqësuesi ekskluziv i Volkswagen dhe markave të tjera të grupit në Shqipëri dhe servisi i vetëm i autorizuar i automjeteve pjesë të grupit.


Ofrimi i përfitimeve të një nga grupeve më me përvojë në tregun Europian është më tepër se një 'sllogan' për Porsche Albania-n. Çdo aspekt i punës është i orientuar nga klienti. Logjistika është një shëmbull i mirë ku falë sistemit të integruar të kontrollit të stokut, Porsche Albania mund t'u ofrojë klientëve kohë më të shkurtuara pritjeje.

Servisi në Porsche Albania

Përkushtimi ndaj klientëve ka bërë që departamenti i servisit të vendosë vazhdimisht nivele të reja arritjeje në drejtim të punës. Dy vite garanci, pa kufizim kilometrash, për çdo makinë të re të shitur në Porsche Albania, dy vite garanci për çdo pjesë këmbimi të blerë dhe ndërruar në servisin e kompanisë, përftimi i kushteve të garancisë për makinën apo pjesën e ndërruar në çdo pikë të autorizuar servisi në mbarë Evropën, mundësia për të kërkuar dy vite garanci shtesë për disa nga markat, kontrolle të makinave nga specialistë të fabrikave, trajnime të vazhdueshme të mekanikëve Shqiptarë, lidhje direkte me serverat e fabrikave për diagnostifikime kompjuterike si edhe pjesët origjinale të këmbimit janë disa përfitime konkrete të klientëve nga servisi në Porsche Albania.  

Bazuar në kërkesat e klientëve, Porsche Albania vazhdimisht ka sjellë risi dhe vendosur standarde të reja. Në mënyrë të vazhdueshme janë zgjeruar kapacitetet e servisit dhe ky zgjerim pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Reparti i bojës dhe riparimeve të shasisë ka një reputacion të shkëlqyer në tregun Shqiptar, ku për të përballuar kërkesat në rritje po shihet mundësia e shtimit të një turni të dytë pune.

Përkushtimi i vazhdueshëm i punonjësve dhe trajnimi i tyre periodik nga specialistë me përvojë janë ndër asetet më të mira të kompanisë në fushën e shitjes dhe shërbimeve të passhitjes.

Drejtimi i përgjithshëm në Porsche Albania

Strategjia globale e drejtimit për Porsche Holding Salzburg është ndërthurrja e përvojës ndërkombëtare me atë lokale nëpërmjet një ekipi me dy drejtues.

Në përputhje të 'motos' së kompanisë mëmë Grupit Austriak Porsche Holding "Lëvizja është suksesi ynë" Porsche Albania planifikon të zgjerojë më tej prezencën të treg në tregun automobilistik Shqipëtar. 

__________________________________________

(Ndqni një historik të shkurtër të Porsche Holding Salzburg ndër vite - angl)