Evente që na bashkojnë

Momente të veçanta, kujtime të përbashkëta

Evente që na kanë lënë kujtime të bukura

Ne ndërthurim profesionalizmin dhe pasionin me një kulturë të bazuar në respektin e ndërsjellë. Qoftë kur reflektojmë mbi sukseset tona, festojmë përvjetorë apo mirëpresim familjarët dhe miqtë.

Volkswagen Sports Day

Një ditë kushtuar frymës së ekipit, energjisë dhe eksperiencave të reja. Gjatë Ditës Sportive të Volkswagen, ekipi ynë u shkëput nga rutina e përditshme për të kaluar kohë së bashku, për të përballuar sfida të reja dhe për të shijuar një garë miqësore.

Nga kitesurfing-u te regbia, të gjithë patën mundësinë të provonin diçka ndryshe, të mbështesnin njëri-tjetrin dhe të krijonin momente të bukura së bashku. Përtej aktiviteteve sportive, kjo ditë ishte një mundësi e mirë për të forcuar lidhjet mes kolegëve dhe për të vlerësuar njerëzit që qëndrojnë pas punës sonë të përditshme.

20 Vjetori i Porsche Albania

20 vite më parë, Porsche Albania nisi një rrugëtim që solli në tregun shqiptar standarde të reja cilësie, shërbimi dhe profesionalizmi. Nga hapat e parë në vitin 2005 deri te pozicioni i saj sot si një nga kompanitë lider në industrinë automotive, ky përvjetor feston vizionin, përkushtimin dhe njerëzit që kanë ndërtuar këtë histori suksesi. Një moment për të reflektuar mbi rrugën e përshkuar dhe për të parë me besim drejt së ardhmes.

Mund t’ju interesojnë edhe:

Puna në Porsche

Vlerat dhe kultura

Mundësi për të nisur karrierën tek Porsche