Porsche Albania
Porsche Albania është pjesë e Porsche Holding Salzburg, një prej grupeve më të mëdha të industrisë automotive në Evropë, me seli në Salzburg, Austri, dhe pjesë e Volkswagen Group.
E themeluar në Shqipëri në vitin 2005, Porsche Albania ka sjellë në tregun vendas eksperiencën dhe standardet e Porsche Holding Salzburg në fushën e komunikimit, shitjeve dhe shërbimeve të pas-shitjes. Sot, kompania përfaqëson zyrtarisht markat Audi, Volkswagen, Škoda, SEAT, Volkswagen Makina Tregtare dhe Das WeltAuto.
Me kombinimin e eksperiencës ndërkombëtare dhe njohjes së tregut shqiptar, Porsche Albania synon të ofrojë standarde të larta në shitje, servis dhe shërbime të pas-shitjes, duke vendosur klientin në qendër të çdo aktiviteti.
Strategjia e Porsche Holding
Gjithçka rreth strategjisë sonë “evolve 2030” – mënyra jonë për të formësuar në mënyrë aktive ndryshimin në industrinë automotive.
Bordi Drejtues dhe Departamentet
Forcat drejtuese në departamentet e menaxhimit së Porsche Albania.
Ekspertiza jonë kryesore: Shpërndarja e automjeteve
Fushat tona të biznesit
Porsche Albania operon në disa fusha kryesore të biznesit, duke përfshirë tregtinë me shumicë të automjeteve, tregtinë me pakicë të automjeteve dhe shërbimet e financimit dhe leasing-ut përmes Porsche Leasing. Në këtë mënyrë, ne mbulojmë një pjesë të rëndësishme të zinxhirit të distribucionit të automjeteve, duke ofruar shërbime të integruara për klientët tanë.
Porsche Albania vepron si përfaqësues dhe distributor i autorizuar i markave të Volkswagen Group në tregun shqiptar, duke ofruar shitjen e automjeteve të reja, shërbimet e pas shitjes dhe mbështetjen për klientët përmes një rrjeti të specializuar.
Tregtia me shumicë e automjeteve
Porsche Albania vepron si përfaqësues dhe distributor i autorizuar i markave të Volkswagen Group në tregun shqiptar, duke ofruar shitjen e automjeteve të reja, shërbimet e pas shitjes dhe mbështetjen për klientët përmes një rrjeti të specializuar.
Në sektorin e tregtisë me pakicë të automjeteve, Porsche Albania operon në tregun shqiptar përmes rrjetit të saj të shitjes dhe shërbimit, duke ofruar shitje automjetesh, mirëmbajtje, shërbime pas-shitjes dhe furnizim me pjesë origjinale për markat që përfaqëson.
Tregtia me pakicë e automjeteve
Në sektorin e tregtisë me pakicë të automjeteve, Porsche Albania operon në tregun shqiptar përmes rrjetit të saj të shitjes dhe shërbimit, duke ofruar shitje automjetesh, mirëmbajtje, shërbime pas-shitjes dhe furnizim me pjesë origjinale për markat që përfaqëson.
Porsche Leasing Albania, pjesë e grupit Porsche Bank A.G., një filial i Porsche Holding Salzburg, ofron shërbime financimi dhe leasing-u për automjetet, si dhe shërbime të menaxhimit të flotës, mirëmbajtjes dhe sigurimit të automjeteve. Me fokus te nevojat e klientëve, Porsche Leasing synon të ofrojë një shërbim të shpejtë, fleksibël dhe të personalizuar, duke garantuar një eksperiencë të sigurt dhe të lehtë mobiliteti.
Markat tona – Nr. 1 në Evropë
Porsche Albania është përfaqësuesi zyrtar në Shqipëri i markave të Volkswagen Group dhe ofron një portofol të gjerë automjetesh përmes markave Volkswagen, Škoda, SEAT, Audi, Volkswagen Makina Tregtare dhe Das WeltAuto.











