Politika e Privatësisë — Porsche Albania

Ju falënderojmë për interesin tuaj ndaj shoqërisë sonë. Mbrojtja e privatësisë suaj gjatë përdorimit të faqes sonë të internetit (www.porsche.al) ose gjatë veprimtarive tona të biznesit ka rëndësi të veçantë për ne. Për këtë arsye, më poshtë ju ofrojmë informacion të hollësishëm mbi mënyrën se si përpunojmë të dhënat tuaja personale, në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" ("Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave ose LMDH")

Porsche Albania sh.p.k. është, në përgjithësi, kontrolluesi përgjegjës për përpunimin e të dhënave të përshkruar më poshtë. Në raste të caktuara mund të ekzistojë përgjegjësi e përbashkët me shoqërinë përkatëse të grupit, kur kjo e fundit është e përfshirë në veprimtarinë konkrete të përpunimit; kur ekziston një përgjegjësi e tillë e përbashkët, kjo shprehet qartazi në përshkrimin e veprimtarisë përkatëse të përpunimit.

Kjo politikë privatësie zbatohet për www.porsche.al, nën-faqet e saj dhe përpunimet e lidhura me to. Ajo nuk zbatohet për faqe interneti të kontrolluara dhe operuara nga palë të treta.

1. Integriteti i të dhënave

Kontrolluesit kanë marrë masat e përshtatshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja, përfshirë masa mbrojtëse kundër humbjes, manipulimit dhe aksesit të paautorizuar. Këto masa rishikohen rregullisht dhe përshtaten me zhvillimet e teknologjisë. Nëse ndodh një shkelje e sigurisë së të dhënave tuaja personale që mund të sjellë rrezik të lartë për të drejtat dhe liritë tuaja, ne do t'ju njoftojmë pa vonesa të panevojshme, si dhe do të njoftojmë Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ("Komisioneri"), në përputhje me detyrimet e njoftimit sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave.

2. Përdorimi nga të mitur

Shërbimet tona online dhe veprimtaritë e përpunimit të të dhënave u drejtohen personave që kanë mbushur moshën 16 vjeç. Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave (Neni 8, pika 6, LMDH), përpunimi i të dhënave personale të një të mituri, bazuar në pëlqim, në lidhje me shërbimet e shoqërisë së informacionit, është i ligjshëm vetëm nëse i mituri ka mbushur moshën 16 vjeç; nën këtë moshë, pëlqimi duhet të jepet ose autorizohet nga mbajtësi i përgjegjësisë prindërore. Nëse marrim dijeni se kemi përpunuar të dhëna të një të mituri pa autorizimin e kërkuar prindëror, do ta ndërpresim këtë përpunim dhe do t'i fshijmë të dhënat pa vonesa të panevojshme

3. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale

Informacioni që ju na jepni

Nëse na kontaktoni ose mundësoni të dhëna nëpërmjet faqes sonë të internetit apo gjatë ndërveprimit me Ne, të dhënat që na jepni do të përpunohen për qëllimet e përshkruara në këtë politikë.

Informacioni që mbledhim ne

Kur vizitoni faqen tonë të internetit, disa të dhëna personale mblidhen automatikisht nëpërmjet cookies dhe teknologjive të ngjashme. Për më shumë informacion mbi cookies që përdorim, ju lutemi shihni Politikën tonë të Cookies.

4. Transmetimi i të dhënave

Porsche Albania nuk e kryen vetë çdo veprimtari përpunimi dhe mbështetet nga partnerë profesionistë të përzgjedhur me kujdes. Këta partnerë janë të detyruar kontraktualisht të përpunojnë të dhënat tuaja personale në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave dhe të garantojnë të drejtat tuaja nëpërmjet masave të përshtatshme teknike dhe organizative. Partnerët tanë nuk kanë të drejtë t'i përdorin të dhënat tuaja personale për qëllime të tyre ose reklamuese, apo t'ua kalojnë palëve të treta. Ne nuk ua kalojmë të dhënat tuaja palëve të treta, si p.sh. shoqëri që tregtojnë adresa apo shoqëri të marketingut direkt.

Kur marrësit ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë — përfshirë shoqëritë e grupit të vendosura në Bashkimin Evropian, si p.sh. në Austri — ne sigurojmë një nivel adekuat mbrojtjeje nëpërmjet masave të përshtatshme, si p.sh. një vendim përshtatshmërie i njohur sipas legjislacionit shqiptar, klauzola standarde kontraktuale, ose masa të tjera të përshtatshme të miratuara nga Komisioneri, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave për transferimin ndërkombëtar të të dhënave (nenet 40–42).

5. Përpunimi i të dhënave në faqen e internetit

Formulari i kontaktit të përgjithshëm

Përshkrimi: Kur dërgoni një formular ose mesazh, përpunojmë informacionin e dhënë për të trajtuar kërkesën tuaj.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna kontakti dhe identifikimi, si dhe fusha teksti të lirë.

Qëllimi: Përgjigjja ndaj kërkesës dhe administrimi i komunikimit.

Baza ligjore

• Përmbushja e masave paraprake të kontratës (Neni 7, pika 1, "b" LMDH) — për të përpunuar dhe për t'iu përgjigjur kërkesës suaj individuale.

• Interesi legjitim (Neni 7, pika 1, "dh" LMDH) — interesi ynë legjitim konsiston në përpunimin e besueshëm dhe individual të kërkesave tuaja.

Marrësit e të dhënave: Punonjës të departamenteve përkatëse; shoqëri të grupit.

6. Përpunimi i të dhënave në veprimtarinë e biznesit

6.1 Portali i Furnitorëve

Përshkrimi: Furnitorët potencialë dhe ekzistues mund të japin të dhënat e shoqërisë së tyre gjatë negociatave dhe ndërveprimeve, me qëllim që të merren në konsideratë si partnerë biznesi dhe të marrin pjesë në tenderë apo për të mundësuar shërbime dhe produkte. Gjatë procesit të regjistrimit mblidhen të dhëna themelore të shoqërisë, të dhëna kontakti dhe dokumentacion që vërteton formën juridike dhe përmbushjen e kërkesave të pajtueshmërisë. Furnitorët duhet të pranojnë kushtet e zbatueshme të prokurimit dhe Kodin e Sjelljes për Partnerët e Biznesit.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna profesionale kontakti dhe organizimi, të dhëna kontraktore, aftësi paguese dhe të dhëna bankare.

Qëllimi: Zbatimi i tenderëve dhe proceseve të lidhjes së kontratave.

Baza ligjore

• Përmbushja e kontratës / masave paraprake të kontratës (Neni 7, pika 1, "b" LMDH — për zbatimin e regjistrimit dhe fillimin e administrimin e kontratave me furnitorët.

• Interesi legjitim (Neni 7, pika 1, "dh" LMDH ") — për të menaxhuar në mënyrë efikase proceset e prokurimit, për të verifikuar përshtatshmërinë e furnitorëve dhe për të ruajtur një marrëdhënie të qëndrueshme me furnitorët.

Marrësit e të dhënave: Shoqëri të grupit; ofrues shërbimesh IT.

Periudha e ruajtjes: Të dhënat e regjistrimit: gjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies me furnitorin. Të dhënat e kontratës dhe të pajtueshmërisë: 10 vjet.

7. Përpunimi i të dhënave në kontekstin e pajtueshmërisë

Dhurimet dhe përfitimet

Përshkrimi: Në përputhje me legjislacionin kundër korrupsionit dhe politikat tona të brendshme të pajtueshmërisë, përfitimet (ftesa, dhurata, etj.) të ofruara ose të marra regjistrohen në bazën tonë të të dhënave për pajtueshmërinë dhe i nënshtrohen një procesi miratimi. Të gjitha dhurimet drejt dhe nga palë të treta me lidhje biznesi dokumentohen në mënyrë transparente.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna kontakti dhe identifikimi të partnerëve të biznesit dhe punonjësve.

Qëllimi: Pajtueshmëria.

Baza ligjore: Interesi legjitim (Neni 7, pika 1, "dh" LMDH ") — shkëmbimi i të dhënave brenda grupit për qëllime administrative të brendshme dhe parandalimin e mashtrimit.

Marrësit e të dhënave: Shoqëri të grupit; departamenti i brendshëm i pajtueshmërisë; ofrues të jashtëm shërbimesh (p.sh. për operimin e bazës së të dhënave); autoritetet, kur kërkohet me ligj.

Sistemi i sinjalizimit (whistleblowing)

Përshkrimi: Punonjësit dhe partnerët e jashtëm të biznesit mund të përdorin sistemin tonë të sinjalizimit për të raportuar shkelje të dyshuara të ligjit, politikave të brendshme ose kërkesave të pajtueshmërisë, përfshirë në mënyrë anonime kur sistemi e lejon. Raportimet shqyrtohen dhe përpunohen nga funksioni përgjegjës i pajtueshmërisë dhe, kur është rasti, nga pajtueshmëria e grupit.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna kontakti dhe identifikimi; kategori të veçanta të të dhënave personale, kur janë të lidhura me raportimin; të dhëna që lidhen me vepra penale ose kundërvajtje administrative, kur janë të lidhura me raportimin.

Qëllimi: Pajtueshmëria me ligjet dhe parandalimi i mashtrimit dhe akteve të tjera të paligjshme.

Baza ligjore

• Përmbushja e një detyrimi ligjor (Neni 7, pika 1, "c" LMDH) — përfshirë detyrimet sipas legjislacionit të zbatueshëm për mbrojtjen e sinjalizuesve.

• Interesi legjitim (Neni 6, pika 1, shkronja "dh" LMDH) — zbulimi dhe parandalimi i shkeljeve dhe mbrojtja e shoqërisë dhe e punonjësve të saj.

• Kategoritë e veçanta të të dhënave dhe të dhënat mbi vepra penale ose kundërvajtje administrative — përpunohen vetëm kur është e nevojshme për sqarimin e një çështjeje me interes të rëndësishëm publik dhe kur lejohet nga legjislacioni në fuqi.

Marrësit e të dhënave: Pajtueshmëria e grupit; autoritetet dhe gjykatat, kur kërkohet me ligj; shqyrtues ose avokatë të jashtëm, kur është e nevojshme. 8. Verifikimi i Partnerëve të Biznesit (BPDD)

Përshkrimi: Verifikimi i thelluar i partnerëve të biznesit të grupit kryhet nëpërmjet një mjeti të dedikuar në cloud. Të dhënat e partnerëve të biznesit mblidhen për një vlerësim risku (krahasim me listat e brendshme të integritetit dhe baza të dhënash të jashtme) dhe, kur është e nevojshme, plotësohen me informacion shtesë. Departamenti i pajtueshmërisë përgatit një raport bazuar në këtë vlerësim; partnerët e biznesit që nuk përmbushin kërkesat mund të përfshihen në listën e integritetit të grupit dhe të përjashtohen nga bashkëpunimi.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna organizative, të dhëna kontrate, të dhëna përdorimi IT, të dhëna financiare dhe aftësie paguese, të dhëna mbi rrethanat personale ose profesionale, kategori të veçanta të të dhënave personale dhe të dhëna që lidhen me vepra penale ose kundërvajtje administrative, kur është rasti.

Qëllimi: Pajtueshmëria dhe parandalimi i mashtrimit.

Baza ligjore

• Përmbushja e një detyrimi ligjor (Neni 7, pika 1, “a” "c" LMDH) — p.sh. kërkesat kundër pastrimit të parave, kundër korrupsionit dhe sanksioneve ndërkombëtare, të zbatueshme në Shqipëri dhe brenda grupit.

• Interesi legjitim (Neni 7, pika 1, "dh" LMDH) — parandalimi i korrupsionit dhe krimit financiar dhe sigurimi i një zinxhiri furnizimi të qëndrueshëm ligjërisht brenda grupit.

• Kategoritë e veçanta të të dhënave personale — përpunohen vetëm në masën e nevojshme për të mbrojtur një interes të rëndësishëm publik, mbi një bazë ligjore specifike.

• Të dhëna mbi vepra penale ose kundërvajtje administrative — përpunohen vetëm kur është e nevojshme për vlerësimin e integritetit të partnerëve të biznesit dhe kur lejohet nga legjislacioni në fuqi.

Përgjegjësi e përbashkët: Kur procesi i verifikimit të thelluar kryhet së bashku me grupin më të gjerë, shoqëritë përkatëse përcaktojnë së bashku qëllimet dhe mjetet e përpunimit, ndërkohë që përgjegjësitë ndahen mes shoqërisë lokale të grupit (regjistrimi fillestar dhe vlerësimi i riskut) dhe Porsche Albania / funksionit të pajtueshmërisë së grupit (vlerësimi i thelluar, raportimi dhe vendimet e miratimit).

Marrësit e të dhënave: Shoqëri të grupit; ofrues të jashtëm shërbimesh të angazhuar për kryerjen e verifikimit; ofrues shërbimesh IT; autoritetet dhe rregullatorët, kur kërkohet me ligj.

Verifikimet e së kaluarës (Background checks)

Përshkrimi: Si pjesë e procesit të aplikimit për pozicione drejtuese dhe të nivelit të lartë, ne mund të kryejmë një verifikim të së kaluarës bazuar në burime publikisht të aksesueshme dhe baza të dhënash të miratuara (p.sh. regjistri tregtar, lista sanksionesh). Përjashtohen profilizimi dhe kërkimet private në media sociale. Raporti i dërgohet përfaqësuesit të BNJ që ka kërkuar verifikimin dhe, kur është rasti, drejtorisë së lartë të BNJ të grupit; raporti i plotë ruhet veçmas nga dosja e personelit, e cila regjistron vetëm faktin që një verifikim është kryer.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna personale, profesionale dhe financiare; të dhëna mbi akuza penale, kur janë të lidhura. Kategoritë e veçanta të të dhënave personale nuk përpunohen, përveç rasteve të jashtëzakonshme të kërkuara me ligj.

Qëllimi: Pajtueshmëria, verifikimi i integritetit dhe parandalimi i mashtrimit.

Baza ligjore: Interesi legjitim (Neni 7, pika 1, shkronja "dh" LMDH) — sigurimi i pajtueshmërisë dhe integritetit, p.sh. verifikimi i punësimit të mëparshëm, kualifikimeve ose aftësisë paguese, kur është relevante për pozicionin.

9. Përpunimi i të dhënave në procesin e aplikimit

Procesi i aplikimit dhe i përzgjedhjes

Përshkrimi: Si pjesë e procesit të aplikimit, ne përpunojmë të dhëna personale për të shqyrtuar dokumentet, komunikuar me kandidatët, organizuar dhe zhvilluar procedura përzgjedhjeje (përfshirë intervista online), zhvilluar hapa të mëtejshëm përzgjedhjeje (p.sh. qendra vlerësimi ose teste njohurish për praktikantë), ndarë aplikimet me BNJ-në dhe departamentin përkatës punësues, dhënë përgjigje pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, dhe, me pëlqimin tuaj të shprehur, ruajtur aplikimin tuaj përtej procesit aktual për t'ju kontaktuar për vende të lira pune në të ardhmen.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna private kontakti dhe identifikimi, të dhëna profesionale kontakti dhe organizative, të dhëna përdorimi IT, kategori të veçanta të të dhënave personale kur janë relevante (p.sh. të dhëna shëndetësore, anëtarësim sindikal), si dhe të dhëna mbi shpërblimin dhe menaxhimin e kohës.

Qëllimi: Rekrutimi.

Baza ligjore

• Masat paraprake të kontratës (neni 7, pika 1, "b" LMDH) — p.sh. shqyrtimi i aplikimeve, zhvillimi i intervistave, organizimi i procedurave të përzgjedhjes.

• Interesi legjitim (neni 7, pika 1,"f" LMDH) — trajtimi efikas i aplikimeve dhe shkëmbimi i brendshëm i dokumenteve brenda grupit për qëllime administrative.

• Pëlqimi (neni 7, pika 1, "a" LMDH) — ruajtja e aplikimeve për vende pune të lira në të ardhmen.

• Kategoritë e veçanta të të dhënave — përpunohen vetëm kur është e nevojshme për ushtrimin e të drejtave ose përmbushjen e detyrimeve sipas së drejtës së punës (p.sh. deklarimi i një aftësie të kufizuar).

• Të dhëna mbi vepra penale — përpunohen vetëm kur lejohet nga legjislacioni në fuqi dhe kur janë të nevojshme për pozicionin.

Përgjegjësi e përbashkët: Ekziston përgjegjësi e përbashkët mes departamentit të BNJ të Porsche Albania dhe departamenteve përkatëse specialistike të shoqërive të grupit: BNJ operon portalin e aplikimit, përgatit dokumentacionin e vendeve të lira, kryen përzgjedhjen fillestare dhe administron kontratat; departamentet specialistike vendosin për përzgjedhjen përfundimtare të kandidatëve dhe punësimin.

Marrësit e të dhënave: Shoqëri të grupit; ofrues shërbimesh IT (p.sh. programe video-konference); konsulentë dhe ofrues të jashtëm shërbimesh (p.sh. qendra vlerësimi); autoritetet, vetëm kur kërkohet me ligj (p.sh. verifikimi i gjendjes gjyqësore).

Rekrutimi dixhital nëpërmjet aplikacioneve të mesazheve

Përshkrimi: Ne ofrojmë mundësinë e përfundimit të një pjese të procesit të aplikimit nëpërmjet një aplikacioni mesazhesh, duke përdorur një integrim të dedikuar me API-në e mesazheve të biznesit të ofruesit përkatës. API-ja funksionon vetëm si një kanal teknik ndërmjetësimi dhe nuk përpunon të dhëna shtesë; ofruesi i mesazheve merr vetëm numrat e telefonit të kandidatëve dhe nuk ka akses në të dhëna të tjera personale apo në përmbajtjen e bisedave.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna kontakti dhe identifikimi; të dhëna mbi rrethanat personale ose profesionale.

Qëllimi: Thjeshtimi dhe përshpejtimi i komunikimit gjatë procesit të aplikimit.

Baza ligjore: Interesi legjitim (Neni 7, pika 1,"dh" LMDH) — rritja e efikasitetit, përshpejtimi i komunikimit dhe përmirësimi i aksesueshmërisë për kandidatët.

Marrësit e të dhënave: Shoqëri të grupit; ofrues shërbimi IT për zbatimin teknik të platformës së rekrutimit; ofruesi i mesazheve, vetëm si kanal teknik ndërmjetësimi, me akses të kufizuar në numrat e telefonit.

Fillimi i marrëdhënies së punës me punonjës të rinj

Përshkrimi: Pasi një ofertë të jetë pranuar, ne mbledhim dhe përpunojmë të dhëna personale për të përgatitur marrëdhënien e punës në mënyrë efikase dhe në përputhje me ligjin. Kjo përfshin mbledhjen e të dhënave nëpërmjet një formulari të të dhënave personale, marrjen e një dëshmie penaliteti kur kërkohet me ligj, hartimin e kontratës së punës, organizimin e masave administrative dhe teknike për fillimin e punës (p.sh. akses IT, vend pune, sisteme regjistrimi kohe), dhe kryerjen e raportimeve të kërkuara ndaj autoriteteve dhe institucioneve të sigurimeve shoqërore.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna private kontakti dhe identifikimi; kategori të veçanta të të dhënave personale ose të dhëna mbi dënime penale, kur janë relevante; të dhëna krediti dhe bankare; të dhëna kontrate.

Qëllimi: Rekrutimi dhe fillimi i marrëdhënies së punës.

Baza ligjore

• Masat paraprake të kontratës (neni 7, pika 1, "b" LMDH) — përgatitja dhe zbatimi i kontratës së punës.

• Përmbushja e një detyrimi ligjor Neni 7, pika 1,"c" LMDH) — p.sh. detyrime tatimore, të sigurimeve shoqërore ose raportuese.

• Interesi legjitim Neni 7, pika 1,"dh" LMDH) — përgatitja e strukturuar dhe në kohë e marrëdhënies së punës (p.sh. akses i hershëm në sisteme).

• Kategoritë e veçanta të të dhënave — përpunohen vetëm në masën e kërkuar sipas së drejtës së punës (p.sh. statusi i aftësisë së kufizuar të rëndë).

• Të dhëna mbi dënime penale — përpunohen vetëm kur kërkohen dhe lejohen sipas legjislacionit në fuqi.

Marrësit e të dhënave: Shoqëri të grupit; ofrues shërbimesh IT (p.sh. sisteme BNJ dhe integrimi); autoritetet dhe organet publike (p.sh. sigurimet shoqërore, autoritetet tatimore); bankat, për pagesat e pagave.

10. Cookies, pako sociale dhe mjete të tjera gjurmimi

Faqja jonë e internetit përdor cookies dhe teknologji të ngjashme. Disa prej tyre janë teknikisht të nevojshme për funksionimin e faqes dhe përdoren në bazë të interesit tonë legjitim (Neni 7, pika 1,"dh" LMDH). Të tjera përdoren për qëllime statistikore ose për të shfaqur përmbajtje dhe reklama të personalizuara, dhe përdoren vetëm me pëlqimin tuaj (Neni 7, pika 1,"dh" LMDH). Informacion i hollësishëm mbi cookies që përdorim, qëllimin, periudhën e ruajtjes dhe mundësitë tuaja për t'i menaxhuar ato gjendet në Politikën tonë të Cookies.

11. Media sociale

Faqja jonë e internetit përdor veçori dhe pako të mediave sociale për të ofruar përmbajtje dhe për t'ju mundësuar ndërveprimin me rrjetet sociale. Kjo mund të sjellë transmetimin e të dhënave personale te operatorët e platformave përkatëse, aktualisht: Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn dhe YouTube.

Përgjegjësia

Përgjegjësi e përbashkët: Për faqet tona në media sociale (p.sh. faqet e Facebook-ut, profilet e Instagramit, llogaritë e TikTok-ut), ne jemi përgjegjës së bashku me operatorin përkatës të platformës për përpunimin e të dhënave personale që lidhen me ndërveprimet e përdoruesve, postimet, komentet, mesazhet dhe statistikat e anonimizuara të përdorimit ("insights").

Përgjegjësia e vetme e operatorëve të platformave: Operatorët e platformave janë të vetmit përgjegjës për përpunimet e kryera në mënyrë të pavarur nga ta, si përdorimi i cookies, teknologjive gjurmuese apo reklamave të personalizuara, që janë jashtë kontrollit tonë. Ju lutemi referojuni politikës së privatësisë së secilës platformë për më shumë informacion.

Ndërveprimet dhe komunikimi

Përshkrimi: Kur ndërveproni me ne në media sociale — duke ndjekur faqet tona, duke pëlqyer, komentuar apo shpërndarë postime, duke postuar në faqet tona, ose duke na dërguar mesazhe — ne përpunojmë të dhënat tuaja personale.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna kontakti dhe identifikimi.

Qëllimi: Përgjigja ndaj kërkesave tuaja dhe analizimi e optimizimi i faqeve tona.

Baza ligjore: Interesi legjitim (Neni 7, pika 1,"dh" LMDH) — përgjigje e besueshme ndaj kërkesave individuale dhe optimizimi i pranisë sonë në media sociale.

Periudha e ruajtjes: Rishikojmë rregullisht nevojën për ruajtjen e të dhënave në këto platforma dhe ndërmarrim hapa përkatës fshirjeje, megjithëse nuk mund të garantojmë fshirjen nga ana e operatorit të platformës.

Konkurse

Përshkrimi: Ne mund të organizojmë konkurse në faqet tona të mediave sociale. Pjesëmarrja kërkon që të përpunojmë të dhënat tuaja personale për administrimin e konkursit.

Kategoritë e të dhënave: Të dhëna kontakti dhe identifikimi.

Qëllimi: Zhvillimi dhe administrimi i konkursit.

Baza ligjore: Përmbushja e kontratës / masave paraprake të kontratës Neni 7, pika 1,"b" LMDH) — përmbushja e detyrimeve ndaj pjesëmarrësve, p.sh. njoftimi dhe shpërblimi i fituesve.

Periudha e ruajtjes: Të dhënat e pjesëmarrësve fshihen pasi të jetë shpallur fituesi. Të dhënat e fituesit përpunohen deri në dorëzimin e çmimit.

12. Ruajtja e të Dhënave

Ne ruajmë të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat janë mbledhur, përfshirë përmbushjen e çdo kërkese ligjore, kontabël, rregullatore ose raportuese. Kur nuk zbatohet asnjë periudhë specifike ruajtjeje e parashikuar me ligj, ne do t'i ruajmë të dhënat personale për kohëzgjatjen e nevojshme për të arritur qëllimin për të cilin ato janë përpunuar, pas së cilës ato do të fshihen ose anonimizohen në mënyrë të sigurt.

Pa cenuar parimin e përgjithshëm të mësipërm, zbatohen periudhat e mëposhtme specifike të ruajtjes:

Të Dhënat Kontabël dhe Financiare Të dhënat personale të përfshira në dokumentet kontabël, faturat, të dhënat financiare dhe dokumentacionin tjetër mbështetës të kërkuar sipas legjislacionit të zbatueshëm në fushën e kontabilitetit, do të ruhen për një periudhë dhjetë (10) vjeçare nga fundi i vitit financiar të cilit i përket dokumentacioni përkatës, në përputhje me Ligjin Nr.25/2018 Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare.

Të Dhënat për Parandalimin e Pastrimit të Parave (AML)

Të dhënat personale të mbledhura dhe të përpunuara për qëllime të due diligence të klientit, verifikimit të identitetit, monitorimit të transaksioneve, dhe çdo informacion tjetër të kërkuar për t'u ruajtur sipas legjislacionit të zbatueshëm kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, do të ruhen për një periudhë pesëmbëdhjetë (15) vjeçare nga data e përfundimit të marrëdhënies së biznesit ose data e transaksionit rastësor, sipas rastit, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 9917/2008 Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit

Me përfundimin e periudhës së zbatueshme të ruajtjes, të dhënat personale do të fshihen, shkatërrohen ose anonimizohen në mënyrë të sigurt, në një mënyrë që parandalon rikonstruktimin ose përpunimin e tyre të mëtejshëm, përveç rastit kur një periudhë më e gjatë ruajtjeje kërkohet ose lejohet me ligj, ose është e nevojshme për themelimin, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore.

13. Të drejtat tuaja

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave, ju gjëndeni me të drejtat e mëposhtme në lidhje me të dhënat tuaja personale:

• E drejta për informim / akses — të merrni konfirmim nëse dhe në çfarë mase ne përpunojmë të dhëna për ju.

• E drejta për korrigjim — të kërkoni korrigjimin ose plotësimin e të dhënave të paplota ose të pasakta.

• E drejta për fshirje — të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja kur qëllimi i përpunimit ka pushuar së ekzistuari, përpunimi ka qenë i paligjshëm, përpunimi cenon në mënyrë disproporcionale interesat tuaja të mbrojtura, ose keni tërhequr pëlqimin mbi të cilin bazohej përpunimi — me përjashtim të rasteve kur ka detyrime ligjore ruajtjeje, procese gjyqësore në vazhdim, ose nevojë për vendosjen, ushtrimin apo mbrojtjen e të drejtave ligjore.

• E drejta për kufizimin e përpunimit — kur kundërshtoni saktësinë e të dhënave, përpunimi është i paligjshëm por ju kundërshtoni fshirjen, ne nuk kemi më nevojë për të dhënat por ju keni nevojë për to për të drejta ligjore, ose keni kundërshtuar përpunimin ndërkohë që po verifikohen bazat tona.

• E drejta për transferueshmërinë e të dhënave — të merrni të dhënat që na keni dhënë në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga makina, ose t'i transmetohen drejtpërdrejt një kontrolluesi tjetër, kur përpunimi bazohet në pëlqim ose kontratë dhe kryhet me mjete të automatizuara.

• E drejta për kundërshtim — të kundërshtoni përpunimin e kryer për interes publik, në ushtrimin e autoritetit publik, ose bazuar në interesin tonë legjitim, kur ka arsye që lidhen me situatën tuaj të veçantë.

• E drejta për tërheqjen e pëlqimit — në çdo kohë dhe pa dhënë arsye, me efekt vetëm për të ardhmen; tërheqja nuk ka pasoja negative për marrëdhënien tuaj të punës me ne.

• E drejta për ankim — pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (www.idp.al), nëse besoni se të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave janë shkelur.

14. Të dhënat e kontaktit

Kontakti për kërkesat e privatësisë Porsche Albania SHPK Autostrada Tiranë-Durrës, km 3, Mëzez, Tiranë E-mail: [email protected] Tel.: +355 (04) 240 74 30

Autoriteti mbikëqyrës: Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, www.idp.al