SEAT Arona e vlerësuar si “Best Product Design 2018”

2018-04-27

 

• SEAT Arona bie në sy në sajë të përmasave kompakte crossover, dizajnit të jashtëm, hapësirës së brendshme dhe mundësive të shumta të personalizimit.

• Vlerësimi "Red Dot" është një nga më prestigjiozet e dizajnit në botë dhe vlerëson veçanërisht cilësinë dhe inovacionin.

 

Dizajni.

Një personalitet qartësisht i dallueshëm në brendësi, jo vetëm nga përmasat horizontale, të cilat theksojnë dhe rrisin madhësinë e veturës duke dhënë ndjesinë e një hapësire edhe më të madhe brenda, por edhe nga niveli i lartë i sofistikimit. Vëmendje e veçantë i është kushtuar sediljes së drejtuesit ku gjithçka brenda është e orientuar drejt tij, duke lejuar përshtatje të lehtë dhe siguri të lartë. Sediljet janë më të rehatshme dhe të japin ndjesin e të qenurit i mbrojtur. Kujdes i veçantë i është treguar edhe detajeve duke nënvizuar përmirësimet e bëra në aspektin e cilësisë së perceptuar. Pëlhurat dhe ngjyrat janë ekskluzive për SEAT Arona-n e re, të cilat ofrojnë shumë mundësi për personalizim.

Parë nga ky drejtim, aftësia për të individualizuar Aronën është shumë e rëndësishme. Ka pasur një trend në rritje tek konsumatorët, të cilët kërkojnë të jenë në gjendje të personalizojnë makinat e tyre për t'iu përshtatur personalitetit të tyre. Me ngjyra të zgjedhura me zgjuarsi, Arona ndahet në: trupi më i ulët, nga njëra anë, dhe tavani, plus shtyllat A dhe C, nga ana tjetër. Kulmi mund të jetë në ngjyrën gri, të zezë, portokalli ose ngjyrë e njëjtë me trupin dhe shkon në plot 68 numri total i kombinimeve të mundshme me ngjyra. I dukshëm në shtyllën C është grafika X e gdhendur në fletë metalike për të nxjerrë në pah shikimin e kryqëzuar të Aronas. Ndërsa çdo model në linjën SEAT ka një karakter dinamik, të gjithanshëm, teknologjik dhe sportiv, Arona i mban të gjitha këto karakteristika njëherësh, por me një hapësirë të brendshme më të bollshme dhe një gamë më të gjerë të mundësive të përdorimit.

 

Vlerësimet.

SEAT-i i ri Arona është vlerësuar si "Best Product Design 2018" nga konkursi prestigjoz i dizajnit të "Red Dot Award". Kjo nxjerr në pah dizajnin e freskët, dinamik dhe të fuqishëm të modelit Arona. Dizajni i brendshëm dhe i jashtëm dhe opsionet e shumta të personalizimit ishin aspektet kyç në përzgjedhje.

Që nga viti 1954, Red Dot Award ka qenë një nga kompeticionet më prestigjioze të dizajnit në botë, duke i dhënë njohje ndërkombëtare cilësisë dhe inovacionit. Për më tepër, kategoria Product Design është më e rëndësishmja.

Vlerësimi Red Dot: Juria e Product Design përbëhet nga 40 ekspertë nga e gjithë bota, të cilët nuk lejohet të jenë pjesë e ndonjë kompanie prodhuese dhe as mund të marrin pjesë në votim për ato produkte për të cilat mund të kenë njëfarë përfshirjeje.

SEAT-i i ri Arona shkëlqen veçanërisht falë përmasave kompakte, sjelljes dinamike e cila është ideale për lëvizje  e shpejta nëpër qytetit, drejtimit si në autostrada ashtu edhe nëpër fshatra, dhe njëkohësisht një teknologji e aplikuar tepër e avancuar dhe e lehtë për t'u përdorur, si dhe komoditeti. Të gjitha këto vihen re fare kollaj falë dizajnit emocionues.

"Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që marrim një nga çmimet më prestigjioze të dizajnit me Arona-n. Donim të sillnim një karakter të dallueshëm, për jetën e përditshme dhe për xhunglën urbane ", tha Drejtori i Projektimit të SEAT, Alejandro Mesonero-Romanos. "SEAT Arona është një tjetër shembull i dizajnit të freskët, rinor, funksional, aventuresk dhe të rehatshëm".

 

Për informacion apo për një mundësi për të provuar modelin që tashmë gjendet në rrugët e Tiranës:

+355 (0) 69 20 23 233

Tel: +355 (0) 4 240 7430

E-mail: office(kwfat)porsche(kwfdot)al