• Porsche Albania
  • Lajme
  • Karriera
  • Kontakti
  • Drive
  • Publikime
Albanian
English
  • Lajme

Çdo vlerësim mbi inovacionin i takon besimit të klientëve!

2023-01-27

Më 25 janar, Porsche Albania pati nderin të vlerësohej me Çmimin e Veçantë mbi Inovacion & Teknologji nga Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë. Ky çmim u akordua në kuadër të suksesit të aplikacionit “Makina Ime”.

Aplikacioni “Makina Ime” është një platformë unike në tregun automotive shqiptar, i cili ofron lehtësi dhe zgjidhje nga më të ndryshme për zotëruesit e mjeteve.

Aktualisht ai numëron mbi 100.000 shkarkime dhe përdoret në mënyrë të përditshme nga thuajse të gjithë përdoruesit e tij. Ky vlerësim është një inkurajim i paçmueshëm për të gjithë mendjet dhe zemrat që janë investuar prej vitesh në revolucionin elektrik, progresin digjital dhe zhvillimin e mëtejshëm të përvojës së klientëve tanë me markat të cilat përfaqësojmë, duke kulmuar me aplikacionin “Makina Ime”.

Në konsideratën tonë, ky çmim i shkon të gjithë klientëve të cilët kanë qendruar besnik dhe mbështetës në çdo hap të këtij rrugëtimi.

Më shumë lajme

© 2023 by Porsche Albania

  • Impressum
  • Kontakt
  • Mbrojtja e të dhënave

Ndrysho gjuhën

Albanian
English