Të drejtosh makinën në verë

2018-07-12

Pesë gabime që bëjnë njerëzit kur përdorin ajër të kondicionuar

/ Ndezja e ajrit të kondicionuar direkt pa ajrosur makinën është një nga gabimet më të zakonshme

/Hapësira e nxjerrjes së ajrit të kondicionuar duhet të jetë e drejtuar nga tavani në vend që të drejtohet nga pasagjerët, për ta lënë që të bjerë mbi ta si një mbulesë

/ Një temperaturë e brendshme prej 35 ° C mund të ndikojë në kohën e reagimit të drejtuesit, kështu që është e këshillueshme që ambienti i brendshëm të mbahet i freskët dhe i ajrosur

Ka kaluar një kohë e gjatë që kur njerëzit niseshin për një udhëtim në orët e para të mëngjesit për të shmangur drejtimin nën diellin e nxehtë, ose kur drejtonin makinën në autostradë me dritare të hapura për të ulur nxehtësinë brenda në makinë. Ndryshe nga sot, ajeri i kondicionuar nuk ishte pajisje standarde në vitet '80. U duheshën tre vjet për të zhvilluar sistemin ftohës të secilit model. Kjo kohë u përdor për të studiuar gjeometrinë e kanaleve dhe daljet e ajrit në 3D, dhe simulimet virtuale janë kryer për të parashikuar se si ajri rrjedhë brenda makinës. Megjithatë, njerëzit ende bëjnë gabime kur përdorin ajër të kondicionuar. Më poshtë janë pesë nga ato më të zakonshmet dhe disa këshilla se si të përdoren më mirë:

1) Ndezja e ajrit të kondicionuar direkt sapo hyni në makinë: Në verë, brendësia e një makine që ka mbetur e parkuar në diell mund të arrijë 60 gradë Celsius. Kjo temperaturë mund të kthehet në 25 gradë në rreth gjysmë ore nëse ndiqni disa udhëzime të lehta. Një nga gabimet më të shpeshta është ndezja direkt e ajrit të kondicionuar. "Hapni dyert dhe ulni dritaret për një minutë para se të fusni ajrin" është rekomandimi i parë i bërë nga Ángel Suárez, një inxhinier në Qendrën Teknike SEAT. Me këtë veprim të thjeshtë ju mund të "ulni temperaturën natyrale në brendësi". Pasi makina të jetë ajrosur, mund të hyni, të mbyllni dyert dhe dritaret dhe të kaloni në ajër të kondicionuar.

2) Mbajtja aktive e qarkulluesit të ajrit: Ky është një tjetër gabim klasik që njerëzit bëjnë, sepse mbajtja e tij ndezur "e bën dritaren me mjegull". Në vend të kësaj, Suárez rekomandon që drejtimi me opsionin Auto të aktivizohet në mënyrë që "rrjedha e ajrit të mund të rregullojë vetveten në mënyrë më të barabartë dhe më efikase të mundshme".

3) Mosndezja e ajrit të kondicionuar, sepse mëngjesi është 'i ftohtë': Në varësi se ku jeni nëpër Evropë, disa mëngjese verore mund të jenë të ftohtë. Përkundër kësaj, është një ide e mirë të "aktivizoni ajrin e makinës, edhe nëse vendosni temperaturën lart" për të parandaluar që dritaret të vishen kur temperatura e jashtme fillon të rritet paksa.

4) Drejtimi i ajrit në mënyrën e gabuar: "Ndize kondicionerin, nuk ndihet asgjë", është një kërkesë e bërë shpesh nga pasagjerët gjatë verës. Sipas ekspertit të SEAT, shumicën e kohës "nuk është çështja e temperaturës, por e drejtimit që merr brenda makinës". Për të arritur një shpërndarje të barabartë të rrjedhjes së ajrit, "duhet të drejtohet lart, jo në fytyrat e njerëzve". Me këtë lëvizje të thjeshtë "ajri rrjedh në të gjithë brendësinë e makinës dhe arrin çdo pasagjer në mënyrë të vazhdueshme".

5) Dështimi në kryerjen e mirëmbajtjes së rregullt: Ashtu si me vajin, gomat ose lëngun e frenave, sistemi i kondicionimit të ajrit gjithashtu kërkon mirëmbajtje specifike. Rekomandohet që të ndryshohen filtrat çdo 15.000 ose 20.000 kilometra për të "parandaluar uljen e nivelit dhe intensitetit të rrjedhës", shton Ángel Suárez.

Është e rëndësishme të mos nënvlerësoni efektet e nxehtësisë kur jeni duke drejtuar makinën në verë. Sipas ekspertit SEAT, një temperaturë e brendshme prej 35 ° C sjell një reagim të drejtuesit 20% më ngadalë se 25 ° C. Efekti është i ngjashëm me drejtimin e makinës me 0.5% alkool në gjakë. Për këtë arsye është e rëndësishme që vendqëndrimi i pasagjerëve të jetë i ftohtë dhe i ajrosur mirë.