Le të kujtojmë pak Volkswagen Polo Harlequin

2019-08-19

Të gjithë personat që kanë blerë një makinë, e për më tepër ata që kanë porositur një makinë të re që zgjedhja e ngjyrës së makinës është një nga dilemat më të mëdha.

Ka ndodhur shpesh që disa projekte të nisa pa ndonjë arsye madhore kanë përfunduar në vepra të cilat mbahen mend gjatë. E tillë është edhe Volkswagen Polo Harlequin. Askush nuk i kishte shkuar në mendje se një makinë me 4 ngjyra, konkretisht Ginster Yellow, Chagall Blue, Pistachio Green dhe Flash Red, të përfshiheshin të gjitha në një makinë të vetme.

Kështu në London Motor Show në vitin 1995, Volkswagen prezantoi për herë të parë përpara publikut Polo Harlequin, e cila doli në shitje disa muaj më vonë në vitin Prill të vitit 1996. Madje në 1 Prill me rastin e ditës së gënjeshtrave kompania publikoi në media një reklame të mirnjohur tashmë e cila quhet "No, honestly." dhe Harlequin është pjesë e saj. Çmimi i saj ishte £11,095.

Makina përfshinte një body kit spotiv për t'a bërë atë pak më pikante. Bazuar në 1.4 CL, makina kishte një interior të bërë me porosi, dhe diçka tepër e çuditshme por edhe e veçantë, ishte që që blerësi nuk mund të zgjidhte se me cilën nga të 4 ngjyrat donte ta lyente një panel, apo me çfarë ngjyre tjetër një panel tjetër. Kombinimi vinte tërësisht surprise nga fabrika dhe ishin vetëm paneli i prapafangos, tavani dhe anakolpi. Në fillim u prodhuan 20 të tilla por më pas u projektua që të prodhoheshin 1000 dhe përfunduan duke prodhuar rreth 3400 të tilla.

Polo në fakt nuk ka qënë një makinë e limituar dhe rrjedhimisht as pjesë e koleksioneve të ndryshme. Por Harlequin, është prej disa vitesh një makinë e kërkuar nga koleksionistë të ndryshëm, ndërkohë që është një makinë e vështirë për t'u gjetur. Kjo, jo vetëm për shkak se disa prej tyre mund të jenë prishur ose përplasur, por edhe sepse besohet se disa prej tyre janë lyer me një ngjyrë uniformë nga pronarët e tyre.

A nuk do të ishte interesant një Polo e re Harlequin?