Mes gurëve të Kalasë së Tiranës do të mund të gjeni “gurin” tuaj të çmuar që do t’ju japë siguri dhe komoditet

2020-07-02

Ndonëse ishim të sigurtë se kjo verë do ishte ndryshe nga ato të mëparshmet, nuk e kishim menduar asnjëherë që disa kompani serioze e mjaft prestigjioze në treg, si "Porsche Albania", do të na surprizonin për mirë, duke na rikthyer shijen e mirë të këtij sezoni, përtej informacioneve shpërqëndruese dhe shpesh me energji negative që ndeshim të lexojmë këtë periudhë.

Vetëm disa ditë më parë ju treguam se nisur nga kriza ekonomike, "Porsche Albania" mendoi për klientët dhe dashamirësit e makinave, duke ofruar disa nga modelet më të mira të kompanisë me një çmim tepër të ulët e me oferta mjaft të mira, sidomos përsa i përket pagesës me këste. E nëse menduam se kjo ishte dhurata e kësaj vere, "Porsche Albania" preferoi të na përkëdhelë sërish.

Nisur nga dëshira e mirë për të qenë sa më pranë fizikisht klientëve, por edhe të gjithë të apasinuarve pas markave si; Volkswagen, Audi, Skoda apo Seat - kompania ka vendosur që të "zhvendoset" fizikisht këto muaj vere, nga data 1 korrik deri më 1 tetor, në një nga destinacionet më të aksesueshme dhe më interesante të kryeqytetit - në Kalanë e Tiranës. Drejtoresha e marketingut dhe PR e "Porsche Albania", Erilda Hoxha, tregoi për News31.al se kjo zhvendosje nuk do të jetë vetëm për qëllimin e mirë që të interesuarit të mos lodhen nga trafiku i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës këtë periudhë, por edhe për arsye të tjera po kaq të vlefshme.

 

Në mënyrën më speciale të mundshme, do të shohim këto muaj se si ndërthuret modernja me klasiken. Brenda gureve antike rrethuese të Kalasë së Tiranës, do të prekim nga afër teknologjinë më të fundit të makinave, së bashku me opsionet hi-tech të cilat e kanë kthyer eksperiencën e të ngarit të makinës në një emocion më vete. I gjithë ky spektakël kontrastesh, do të shijohet nga të gjithë ne duke ardhur sigurisht edhe me përfitime të tjera.

Në këtë showroom të ri por kaq të veçantë, do të ndodhë shumëçka! Fillimisht do të shijoni nga afër brande dhe modele të ndryshme nga "Porsche Albania" ku  fillimisht do të prezantohen Audi dhe Skoda, e me pas Seat dhe Volkswagen. E megjithatë - të katërta markat - kanë rezervuar makinat më speciale për ekspozim.

Të gjitha këto makina do të vijnë edhe me ofertat e tyre përkatëse sepse jo më kot "Porsche Albania" ka ardhur më pranë nesh. Të gjitha modelet që do të prezantohen do të kenë një çmim më të ulët se zakonisht, edhe pse prej fluksit të kërkesave prej çmimeve të ulëta, nuk premtohet se këto të fundit do të zgjasin gjatë, ndaj të interesuarit duhet të veprojnë shpejtë.

Ka dhe një tjetër shërbim-surprizë që do të ofrohet, për të cilën na ndihmon teknologjia. Nëse do të jeni të interesuar për një markë/model i cili nuk ndodhet fizikisht në Kalanë e Tiranës, me aplikacionin ekskluziv të "Porsche Albania", 'Makina ime', ju do të mund të rezervoni një 'test drive' (të provoni të ngisni makinën e zgjedhur nga ju).

"Qershia mbi tortë"  në showroomin e ri, tek Kalaja e Tiranës është se përveç shërbimeve që ju folëm më sipër, do të keni mundësinë që të shikoni nga afër edhe modele të tjera të pa prezantuara më parë, e që vijnë eskluzivisht në Shqipëri nga "Porsche Albania".

Megjithatë, për të qëndruar më në përditësim për gjithçka do të ndodhë, ju sigurisht mund të ndiqni edhe faqen e Instagramit të "Porsche Albania" (këtu) ku do të jepen detaje të tjera.

Tani po që filloi vërtetë siç duhet sezoni veror! Adrenalinë, energji pozitive dhe makinat tona të preferuara me një çmim të arsyeshëm, mu në zemër të Tiranës, aty ku modernja dhe antikja do të na përcjellin mesazhin më të bukur të këtyre ditëve - sepse kur bëhen bashkë e shkuara dhe e ardhmja sigurohuni të mos e humbisni spektaklin.