"Nuk është një makinë gare" CEO i VW ndan videon e provës të Elon Musk me makinën ID.3
Shefi i Tesla Elon Musk mori kohën nga vizita e tij e shpejtë tre ditore në Gjermani javën e kaluar për t'u takuar me administratorin e VW Herbert Diess si dhe mundësinë e një prove të shpejtë të makinës së ardhshme elektrike VW ID.3.
"Kjo është një makinë e prodhimit në masë dhe jo një makinë për garë" shprehet Diess në video teksa Musk e nget ID.3 në aeroportin Braunschweig-Wolfsburg, Musk shprehet se "Mendoj se për një makinë jo sportive është e mirë". Kjo video u shpërnda nga të dy ata në kanale të ndryshme sociale, Musk e publikoj atë në Twitter ndërsa Diess zgjodhi LinkedIn.
Herbert Diess dhe Elon Musk vijnë nga dy botë sa të ndryshme aq edhe të njëjta.
Njëri drejtues i një prej kompanive që luajti një rol të rëndësishëm në
popullarizimin e makinës si mjet transporti siç është Volkswagen, dhe tjetri një
prej aktorëve kryesorë në popullarizimin e makinave elektrike.
Ky i fundit u përball me probleme ne prodhimin e makinave në vitin 2018 teksa
tjetri gati për të mbushur tregun me modelin më të ri ID.3 dhe në muajt në vijim me
SUV-in e ri të quajtur ID.4.
ID.3 është jo pa qëllim në treg, duke mbushur një boshllëk të tregut si për të përsëritur suksesin e VW Golf që nga viti 1974 e deri në ditët e sotme.
Kurioziteti i të gjithëve shuhet me fjalët e Herbert Diess se ky është një takim i rastësishëm dhe jo për të biseduar mbi ndonjë bashkëpunim midis dy prej kompanive më të mëdha automotive sot në botë.