KUSHTET DHE RREGULLAT E KONKURSIT TË ARTIT - 20 VJET PORSCHE ALBANIA
KUSHTET DHE RREGULLAT E PJESËMARRJES NË KONKURSIN ARTISTIK - 20 VJETORI I PORSCHE
1. Organizatori i Konkursit
Konkursi artistik organizohet nga shoqëria Porsche Albania sh.p.k. (në vijim: "Organizatori") me rastin e 20-vjetorit të veprimtarisë së tij në Shqipëri. Qëllimi kryesor është të festohet ky përvjetor duke promovuar vlera si mbrojtja e mjedisit, riciklimi, kreativiteti dhe angazhimi qytetar, nëpërmes artit bashkëkohor.
2. Qëllimi i Konkursit
Qëllimi i konkursit është realizimi i një vepre arti apo instalacioni artistik që pasqyron temat e:
- Riciklimit dhe mbrojtjes së mjedisit,
- Vlerave të komunitetit,
- 20-vjetorit të Porsche Albania.
Kjo vepër do të vendoset në një hapësirë publike në qytetin e Tiranës, ku do të mund të shihet dhe përjetohet nga publiku gjatë një periudhe afatgjatë.
3. Pjesmarrja
Të drejtë për pjesëmarrje Konkursi është i hapur për:
- Artistë profesionistë apo amatorë,
- Krijues të pavarur apo kolektive artistike,
- Studentë të shkollave të larta të arteve.
Nuk ka kufizime mbi nacionalitetin apo vendbanimin e pjesëmarrësve, megjithatë vepra duhet të jetë e realizueshme dhe e aplikueshme në Shqipëri.
4. Aplikimi dhe Afatet
Aplikimet do të pranohen vetëm online në adresën zyrtare të konkursit: makinaime(kwfat)porsche(kwfdot)al
Afati i fundit i aplikimit do të jete 3 muaj nga data e publikimit të konkursit, e cila do të shpallet në faqen zyrtare të Porsche Albania. ( 28 Prill - 28 Korrik)
Për të aplikuar, pjesëmarrësit duhet të dërgojnë:
- Një koncept/propozim të veprës,
- Vizualizime ose skica,
- Një përshkrim (tw shkurtwr) teknik dhe narativ të idesë,
- Biografi të shkurtër profesionale,
5. Kritere Vlerësimi
Propozimet do të vlerësohen nga një juri profesionale sipas kritereve si:
- Përputhshmërira me temat kryesore (ambienti, riciklimi, komuniteti),
- Kreativiteti dhe originaliteti artistik,
- Realizueshmërira teknike dhe logjistike,
- Ndikimi publik dhe mesazhi për komunitetin.
6. Juria
Juria përbëhet nga përfaqësues të:
- Porsche Albania Staff
- Landmark Advertising agency
- Artistë të njohur apo kuratorë arti
Emrat e juristëve do të shpallen gjatë fushates.
7. Çmimet
Do të ndahen tre çmime për tre propozimet më të mira:
- Çmimi i Parë: 1500 EUR
- Çmimi i Dytë: 700 EUR
- Çmimi i Tretë: 400 EUR
Pjesëmarrësit në konkurs janë të drejtë të përfitojnë vetëm këto çmime monetare të përcaktuara më sipër. Nuk do të ketë shpërblime të tjera financiare apo materiale jashtë çmimeve të përcaktuara.
Çmimet do të jepen si mbështetje për realizimin dhe prezantimin e veprave fituese.
8. Prezantimi dhe Ekspozimi i Veprave
Të gjitha veprat fituese dhe finaliste do të prezantohen fillimisht në një ekspozitë publike, që do të mbahet në gjatë eventit te shpalljes te fituesve qe do te lajmerohen nga Porsche Albania.
Vepra fituese do të instalohet në një lokacion publik në Tiranë.
9. E drejta e autorit dhe përdorimi i veprave
Të gjitha veprat do të mbeten pronësi intelektuale e autorëve, por Organizatori ruan të drejtën të promovojë veprat dhe artistët nëpër kanalet e veta mediatike dhe digjitale, pa ndonjë detyrim financiar shtesë ndaj autorëve dhe pa të drejtë pretendimi nga ana e tyre për përdorim të tillë.
10. Eventi i Shpalljes së Fituesve
Shpallja dhe prezantimi i veprave fituese do të bëhet në një event të posaçëm, i cili do të mbahet në fund të muajit qershor, në ambientet e Piramidës së Tiranës. Ky event do të transmetohet gjithashtu në rrjetet sociale të Porsche Albania.