“Heronj në timon”, nisma që shpëton jetë!
Aksidentet në rrugët shqiptare janë shndërruar në një rrezik publik, duke shënuar viktima, në shumë raste të pafajshme.
Kjo situatë alarmuese , na ka nxitur ne , koncesionarin më të madh shqiptar Porsche Albania, për të propozuar nismën "Heronj në timon", të zhvilluar nëpërmjet aplikacionit të tonë "Makina Ime".
Kjo nisëm synon angazhimin e shoferëve të përgjegjshëm, për të reduktuar aksidentet, në dy hapa të thjeshtë: evitimin e përdorimit të telefonit në timon dhe respektimin e shpejtësisë së lejuar.
Nxitja origjinale që ne si Porsche Albania ofrojmë për shoferët është shpërblimi me pikë dhe internet falas për sjelljen e tyre.
Nëpërmjet gjurmimit të lëvizjes së makinës dhe përdorimit të telefonit, aplikacioni "Makina Ime" vlerëson kilometrat e përshkuara në mënyrë të përgjegjshme dhe në raport me ato kilometra, ofrohen edhe shpërblimet.
Në deklaratat tona për median tonë, përfaqësuesit e Porsche Albania
shprehen se:
"Situata a aksidenteve kërkon nga të gjithë të luajmë një rol, i cili do të
reduktojë jetët e humbura. Pikërisht ky shpërblim madhor na bën të gjithëve Heronj
dhe superfuqia që na kërkohet për të fituar këtë luftë është thjesht të jemi të
përqendruar ndërkohë që ngasim makinën."
Nisma pritet të lançohet brenda pak ditëve, duke ngritur kështu edhe komunitetin e pare të Heronjve, pjesë e të cilëve mund të bëhet pjesë kushdo dhe mjaft shpejt duke shkarkuar aplikacionin "Makina Ime".