Historia

Porsche Holding – Nga biznes familjar në një kompani globale

Ajo që nisi në vitin 1947 si një biznes familjar, i ndërtuar mbi trashëgiminë e projektuesit gjenial Ferdinand Porsche, sot është shndërruar në një kompani me shtrirje globale. Si filial në pronësi të plotë të Volkswagen AG, Porsche Holding Salzburg është një nga kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme të shpërndarjes së automjeteve në Evropë, me aktivitet në tre kontinente dhe në gjithsej 29 vende.

Motivimi ynë është pasioni për automjetet, ndërsa shtysa jonë është forca inovative e dy familjeve, e përcjellë ndër breza. Në themel të suksesit tonë qëndrojnë punonjësit tanë të kualifikuar, me shpirt pionieri dhe frymë sipërmarrëse, të cilët vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e lëvizshmërisë.

Porsche Albania është pjesë e kësaj historie që prej vitit 2005, kur hyri në tregun shqiptar si një investim i drejtpërdrejtë i Porsche Holding Salzburg, me synimin për të sjellë në Shqipëri eksperiencën dhe standardet e grupit në komunikim, shitje dhe shërbime pas shitjes. Kompania e nisi aktivitetin me markat Audi dhe Seat, ndërsa gjatë viteve zgjeroi portofolin me Skoda në vitin 2006, Volkswagen Makina Tregtare në vitin 2008 dhe Volkswagen Makina Pasagjerësh në vitin 2012.

Sot, Porsche Albania vazhdon të sjellë në tregun shqiptar eksperiencën ndërkombëtare të Porsche Holding, duke përfaqësuar marka si Audi, Volkswagen, Skoda, Seat, Volkswagen Makina Tregtare dhe Das WeltAuto. Me fokus te cilësia, risia dhe përvoja e klientit, Porsche Albania synon të vendosë vazhdimisht standarde të reja në tregun shqiptar të automjeteve.

Porsche Albania

Nga viti 2005 deri më sot

Në vitin 2005, në një Shqipëri që po përjetonte një periudhë të rëndësishme transformimi dhe po hidhte hapa drejt Evropës, Porsche Holding vendosi të investojë në tregun shqiptar. Ishte një vend me potencial të madh, por edhe me një treg automobilistik ende në zhvillim, ku standardet ndërkombëtare të cilësisë dhe shërbimit sapo kishin filluar të merrnin formë.

Drejt së Ardhmes si Grup

Nga viti 2011 deri më sot

Viti 2011 shënon fillimin e një epoke të re për kompaninë tonë. Si një filial në pronësi të plotë të Volkswagen AG, ne vijojmë rrugëtimin tonë drejt rritjes ndërkombëtare, me synimin për t’u shndërruar në një nga kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme evropiane të shpërndarjes së automjeteve në botë.

Përmes strategjisë sonë “evolve 2030”, ne kontribuojmë në formësimin e një transformimi të qëndrueshëm në industrinë e automjeteve, duke u përgatitur për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes së lëvizshmërisë.

Rritja dhe Ndërkombëtarizimi

Nga viti 1971 deri në vitin 2010

Porsche Holding Salzburg u themelua në vitin 1974, pas tërheqjes së të gjithë anëtarëve të familjes nga rolet operative. Nën strukturën e re, kompania mori disa vendime të rëndësishme strategjike dhe, në fillim të viteve ’90, shfrytëzoi me vizion mundësinë e paprecedentë për një proces të gjerë ndërkombëtarizimi.

Louise Piëch dhe Ferry Porsche

Nga viti 1945 deri në vitin 1970

Pas Luftës së Dytë Botërore, fëmijët e Ferdinand Porsche, Louise Piëch dhe Ferry Porsche, kontribuan në zhvillimin dhe zgjerimin e kompanisë së re. Louise Piëch hodhi themelet për zhvillimin e shpejtë të kompanisë në Salzburg, përmes importit të automjeteve Volkswagen, ndërsa Ferry Porsche themeloi në Shtutgart kompaninë që sot njihet si Porsche AG.

Ferdinand Porsche

Nga viti 1875 deri në vitin 1945

Historia e kompanisë sonë nis me Ferdinand Porsche: projektuesi gjenial shpik motorin elektrik të integruar në rrotë, zhvillon automjete të suksesshme garash dhe krijon një legjendë: Volkswagen-in.

Kompania

Vendndodhjet

Qëndrueshmëria