Pak histori për Audi 100 LS Convertible të vetëm të ndërtuar nga Karmann

2019-08-23

Teksa Audi po rihynte në treg pas mbarimit të luftës, një kompani vendosi të eksperimentonte me një nga modelet e kohës dhe t'a bëjë atë më të veçantë.
Ishte pikërisht Karmann Coachworks nga Osnabruck që ndërkohë kishte marrdhënie biznesi me Volkswagen. Prodhuesit e Karmann Ghia, vendosën që të merrnin një Audi 100 LS dhe t'a shndërronin atë në një cabrio me 4 sedilje.

Ndoshta jo një kompetitore e ashpër e makinave të tjera të ngjashme të kohës, por ishte një eksperiment interesant, egzemlari i vetëm i të cilës debutoi në Frankfurt IAA në vitin 1969.

Për fat të keq makina ngeli përgjithmonë e vetme dhe nuk u prodhuan më makina të tjera të tilla. Por gjithsesi ajo ka vulën e saj në historinë e arkitekturës C1 të Audi e cila në atë kohë po konsolidohej në treg.
Karmann nga ana e vet vazhdoi të prodhojë makina për Volkswagen group. Të tilla janë makina si psh Audi B3 Cabriolet në vitet 1997-2000 si dhe A4/S4 Cabriolet në vitet 2002-2008.

Në vitin 2009 kompania përjetoi momente të vështira dhe u ble nga Volkswagen.

Audi 100 LS Convertible nga Karmann sot ndodhet në koleksionin e Audi Tradition dhe herë pas here nxirret jashtë mureve të ndërtesës për evente të ndryshme makinash klasike.