Pak histori për Audi 100 LS Convertible të vetëm të ndërtuar nga Karmann
Teksa Audi po rihynte në treg pas mbarimit të luftës, një kompani vendosi të
eksperimentonte me një nga modelet e kohës dhe t'a bëjë atë më të veçantë.
Ishte pikërisht Karmann Coachworks nga Osnabruck që ndërkohë kishte marrdhënie
biznesi me Volkswagen. Prodhuesit e Karmann Ghia, vendosën që të merrnin një Audi
100 LS dhe t'a shndërronin atë në një cabrio me 4 sedilje.
Ndoshta jo një kompetitore e ashpër e makinave të tjera të ngjashme të kohës, por ishte një eksperiment interesant, egzemlari i vetëm i të cilës debutoi në Frankfurt IAA në vitin 1969.
Për fat të keq makina ngeli përgjithmonë e vetme dhe nuk u prodhuan më makina të
tjera të tilla. Por gjithsesi ajo ka vulën e saj në historinë e arkitekturës C1 të
Audi e cila në atë kohë po konsolidohej në treg.
Karmann nga ana e vet vazhdoi të prodhojë makina për Volkswagen group. Të tilla
janë makina si psh Audi B3 Cabriolet në vitet 1997-2000 si dhe A4/S4 Cabriolet në
vitet 2002-2008.
Në vitin 2009 kompania përjetoi momente të vështira dhe u ble nga Volkswagen.
Audi 100 LS Convertible nga Karmann sot ndodhet në koleksionin e Audi Tradition dhe herë pas here nxirret jashtë mureve të ndërtesës për evente të ndryshme makinash klasike.