Shpërqëndrimi nga multitasking gjatë drejtimit të automjetit
Shpërqëndrimi i drejtuesve të automjeteve është arsyeja kryesore e aksidenteve. Dhe një prej burimeve të shpërqëndrimit është edhe përdorimi i apareteve celularë.
Pjesa më e madhe e drejtuesve e konsiderojnë drejtimin e makinës si diçka jo të rezikshme, në fakt të ngasësh makinë është aktiviteti më I rezikshëm gjatë një dite normale. Në 2008 në Sh.B.A aksidentet me makinë ishin arsyeja kryesore e vdekjeve aksidentale për moshat nga 1 deri në 35 vjeç.
Në 2010 Këshilli Kombëtar I Sigurisë (NSC) në Amerikë publikoi të dhënat se 28% e të gjitha aksidenteve ndodhin si pasojë e përdorimit të celularit në makinë, si I foluri në telefon apo shkrimi I mesazheve.
Një studim për të kuptuar burimet e Burimet e Shpërqëndrimit të Shoferit.
Shpërqëndrimi buron nga interferencat manuale, vizuale dhe vëmendja. Në momentin që secila prej këtyre interferencave vepron e vetme apo së bashku përqëndrimi ulet nga drejtimi I automjetit. Nivelet e interferencave janë të ndryshme, të cilat mund të kenë ndikim të volgël, mesatar apo të madh në uljen e përqëndrimit. Këto nivele përcaktohen nga dy faktorë, faktori kohë dhe faktori ekspozim. Nëse kohëzgjatja e interferencave është e shkurtër (p.sh ndërrimi I muzikës) ndikimi do të jetë i vogël, nëse komunikimi në telefon zgjat atëherë edhe ndikimi do të jetë mjaft I madh. Për faktorin ekspozim/përfshirje (p.sh dërgimi I mesazheve) sa më I lartë të jetë ekspozimi edhe rezikshmëria për aksidente do të rritet.
Celulari është një shpikje moderne e 20 viteve të fundit dhe gjatë kësaj kohë më shumë se 90% e popullsisë së Sh.B.A-së posedojnë një celular. Ndërkohë që 85% e drejtuesve të autojmjeteve pranojnë se përdorin celularin gjatë udhëtimit (Administrata e Transportit Rrugor Kombëtar të Sigurisë). Këto studime tregojnë se më shumë se 10% e drejtuesve të autojmeteve flasin në telefon gjatë udhëtimit (në harkun kohor të një dite). Akoma më alarmuese është që 2 nga 10 shofera që përdorin celularin janë përplasur me objekte sepse ishin të shpërqëndruar.
A e rrisin rezikun e përplasjes bisedat telefonike?
Në një studim që u realizua morrëm pjesë 1700 drejtues automjetesh të cilët po I afroheshin një kryqëzimi me shenjën e ndalimit. Nëpërmjet vëzhgimit u kuptua nëse shofertët ishin duke përdorur celularin apo jo. Nga ky vëzhgim, 1638 persona nuk po e perdornin celularin dhe 1286 prej tyre ndaluan tek shenja e ndalimit. Ndërkohë 110 drejtues po përdornin celularin dhe prej tyre ndaluan vetëm 28 tek shenja e ndalimit. Këto rezultate kanë një shkallë vërtetësie mjaft të lartë pasi studimi u zhvillua mbi drejtues realë të mjeteve dhe nëse ata kanë përdorur telefonin ka qenë për arsye reale. Duke treguar në këtë mënyrë se përdoruesit e celularëve gjatë drejtimit të makinës rrisin rezikshmërinë jo vetëm për veten por edhe drejtuesit e tjerë të automjeteve dhe këmbësorëve.
Studimi vazhdon edhe më tej për të trajtuar edhe çështjen e përdorimit të celularëve pa duar, me ndihmën e timonit ose kufjeve. Në testet e kryera për momentin e reagimit dhe frenimit të drejtuesve të mjeteve kur përdornin celularë apo përdornin celularë pa duar niveli I reagimit ishte më I ulët në shpejtësi në krahasim me reagimin kur nuk përdornin celularë. Pavarësisht se ka një ndryshim midis shpërqëndrimit të dy mënyrave të përdorimit të celularëve, të dyja shkaktojnë shpërqëndrim dhe vonesë në reagim.
Në Shqipëri gjatë vitit 2010 kanë ndodhur 1,564 aksidente rrugore, në të cilat janë dëmtuar 2,069 persona, nga të cilët kanë gjetur vdekjen 353 prej tyre. Gjithsesej, në vitin 2013 janë aksidentuar 2056 shoferë, nga të cilët 273 me pasoja fatale. Nga raportimet e ndryshme arsyet e aksidenteve vijnë si pasojë e mungesës së sinjalistikës, mos respektimit të rregullave të qarkullimit si edhe si shkak I pakujdesisë. Pakujdesia e ardhur si pasojë I shpërqëndrimit gjatë drejtimit të automjeteve.