Grupi Audi, një nga prodhuesit më të suksesshëm të automobilave në segmentin premium

2016-01-26

Grupi Audi me brandet e tij, Audi, Ducati dhe Lamborghini është një nga prodhuesit më të suksesshëm të makinave dhe motorëve në segmentin premium. Ky grup është present në më shumë se 100 vende në të gjithë botën dhe ka 16 qendra prodhimi në 12 shtete. Në gjysmën e dytë të 2016, Audi do të nisi prodhimin e Q5 në San José Chiapa (Meksikë). Ndër filialet e Grupit Audi përfshihen quattro GmbH (Neckarsulm), Automobili Lamborghini S.p.A. (Sant'Agata Bolognese, Itali) dhe Ducati Motor Holding S.p.A. (Bologna, Itali).

Në 2015, Grupi Audi dorëzoi afërsisht 1.8 milion automjete nga marka Audi, 2,245 makina sportive Lamborghini dhe afërsisht 54,800 motora Ducati. Në vitin 2014, Audi arriti 53.8 miliard Euro të ardhura dhe 5.15 miliard fitim. Në kompanitë e Audi-t janë punësuar 85.000 punonjës, prej të cilëve 60,000 janë të punësuar në Gjermani. Audi është I fokusuar tek produktet e reja dhe  teknologjitë e qëndrueshme për të ardhmen e tregut të makinave.