Volkswagen Transporter T6 zgjidhet Fugoni I Vitit per 2016.

2016-05-13

Për të tretin vit rradhazi, Volkswagen Transporter është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar Van of the Year Award (Fugoni I Vitit). Për 2016 , modeli I fundit , Euro 6 gjenerata e gjashtë e Transporter-it u shpall fitues në kategorinë e Makinave të Lehta Tregtare.

Menaxheri I Volkswagen Makina Tregtare, Dr. Scholz Eckhard u shpreh: "Ky çmim është një vlerësim I rëndësishëm për arritjet e ekipit të Volkswagen, I cili tregon se me përpjeket e duhura mund të prodhohet modeli më I mirë I deritanishëm. Ky çmim I dedikohet të gjithë përdoruesve dhe e pranojmë në emër të skuadrës sonë. Ky vlerësim na bën shumë krenar dhe ne e shohim si shenjë të fillimit të mbarë për vitin 2016."