ŠKODA, kjo markë që nuk di të ndalet.

2016-09-07


I shohim kudo, si taksi, makina policie, makina biznesi, familjare por edhe si zgjedhje e parë e sipërmarrësve të suksesshëm. 

Të ndalosh e të pyesësh drejtuesin e një ŠKODA duhet ta llogarisësh mirë kohën pasi do flasë gjatë e me krenari për zgjedhjen e zgjuar që ka bërë. Vëmendja në çdo detaj bën që modelet ŠKODA të tërheqin atë që zgjedhjen e bën me mend, laps e zemër.

Prej vitesh ŠKODA sjell më të mirën e teknologjisë gjermane dhe dizajnit Çek. Investimi i markës ka dhënë fryte në mbarë Europën ku për vitin e dytë rradhazi ŠKODA tejkalon 1 milion makina të shitura brenda një viti dhe një rezultat rekord në nivel të ardhurash prej 12.5 miliard Eurosh. 
Ky sukses reflektohet edhe në tregun e vogël Shqiptar ku ŠKODA ngjiti me shpejtësi renditjen e makinave të reja në vend duke arritur në vitin 2015 të triumfojë ndaj 25 markave të tjera dhe të zërë një pjesë tregu prej 16.7% (në 1,516 makina të shitura) në segmentin e makinave të pasagjerëve. Do ishte fitore e vogël nëse suksesi nuk do të vazhdonte gjatë 2016 ku kjo markë konsolidon më tej vendin e parë në treg. Në një treg të vogël si Shqipëria, ŠKODA për periudhën Janar-Gusht ka shitur më tepër se 1 makinë çdo ditë (përfshirë festat dhe fundjavat). Ecuria e mirë këto 8 muajt e parë të vitit ka bërë (ndryshe nga pothuajse të gjithë aktorët e tjerë në treg) që objektivi vjetor i shitjes të rishikohet duke u rritur ndjeshëm.

Sot vështirë të kërkosh një taksi e të mos jetë një prej modeleve më të fundit të ŠKODA-s. E pamundur të presësh gjatë pa ndeshur Yeti-n, Octavia-n, Rapid-in, Superb-in, Fabia-n apo Citigo-n e vogël në rrugët e çdo qyteti në Shqipëri. 
Ecuria e mirë në treg ka bërë që Porsche Albania (kompania që importon dhe tregëton ŠKODA -n në Shqipëri) të afrojë në kohë investimin e parashikuar për ti dhënë markës një shtëpi tërësisht të rikonstruktuar. "Me ecurinë e jashtëzakonshme në treg e patëm të lehtë të justifikonim investimin, për rinovimin total të sallonit ŠKODA, para bordit tonë drejtues në Austri" - shprehet Gentian Bushati, drejtor i përgjithshëm në Porsche Albania.

Me një model për çdo nevojë, ŠKODA zë pjesën e 'luanit' në segmentin 'Compact SUV' dhe A0. Sot mbi 70% e tregut taksi, në nivel kompanie, zotërohet nga ŠKODA. Bizneset gjithmonë e më shumë po e shohin ŠKODA-n si partnerin e pandashëm të ditës së punës. Individë e familjarë po i besojnë markës Çeke lëvizjet në qytet e jashtë tij.

Me një gamë modelesh në zgjerim ŠKODA shpejt do të hyjë në një tjetër segment në zhvillim të tregut si ai SUV ku përkrah SUV-së kompakte ŠKODA Yeti do të rreshtohet edhe modeli më i ri ŠKODA Kodiaq.

Njohja e Shqiptarëve me ŠKODA është e hershme por dashuria ka lindur pas viteve 90. Një makinë si ŠKODA që nuk di të ndalojë, ekonomike dhe që nuk i bie vlera është vështirë për ta gjetur por e pamundur për ta ndërruar.