Ateca më aventureske,me paraqitje më innovative.
Paris Motor Show
Ateca X-Perience tërheq vëmendjen në paraqitjen innovative të SEAT-it në Paris Motor Show 2016
Ateca më aventureske me paraqitje më innovative.
Martorell, 22/09/2016.
SEAT paraqet Ateca X-Perience në Paris Motor Show 2016, për të treguar mundësitë e familjes Ateca në përjetimin e emocioneve aventureske, esencës off-road, duke tejkaluar çdo lloj kufiri.
Ateca X-Perience karakterizohet nga lartësia më e madhe nga toka, organizim i fortë setup, goma për të gjitha llojet e rrugëve, parakolpe dhe prapakolpe të reja, bojë rrezistente ndaj gërvishtjeve, disqe aliazhi ekskluzive 18 inç, motor 190 hp 2.0 TDI, 7-speed DSG gearbox me pedale për ndryshimin e drejtimit të timonit , sistem total tërheqje 4Drive me pedale friksioni HALDEX dhe kontroll tërheqje të avancuar XDS.
Me natyrën e saj frymëzuese dhe performancën e jashtëzakonshme off-road, ky është një model që synon klientët të cilët gëzojnë një mënyrë jetese më aventureske.
Ateca X-Perience përmban sistemet më gjithëpërfshirëse të ndihmës së shoferit dhe gjeneratën e fundit të pajisjeve infotainment "Easy Connect", lidhje Full Link, Media System Plus me ekran 8 inç, Connectivity Box që mundëson wireless Smartphone charging dhe ekskluzivitetin SEAT ConnectApp.
Ateca është duke u ekspozuar në Paris, si një ndër tre shtyllat e mëdha të markës, përveç përfshirjes së saj në ofensivën më të madhe të makinave të kompanisë në histori, e cila në vitin 2017 do të shtohet me tre modele të reja.