Mbrëmje e paharrueshme për SEAT Ateca-n

2017-02-07

 

Mbrëmje e paharrueshme për SEAT Ateca-n

 

SEAT-i merr çmimin 'AUTOBEST' në Lisbonë

SEAT Ateca mori vlerësimin e saj të parë ndërkombëtar në Lisbonë si "Best Buy Car i Europës për vitin 2017". Dhënia e çmimit nga kryeqyteti portugez mblodhi përfaqësues nga prodhuesit kryesore europian të automobilave, referues të tjerë të industrisë dhe panelin e dhënies së çmimeve AUTOBEST, të udhëhequr nga kryetari dhe themeluesi i tyre, Dan Vardie. President i SEAT, Luca de Meo, ishte i shoqëruar nga drejtuesit e kompanisë dhe nga një pjesë e ekipit të përfshirë në çmime.

De Meo shprehu kënaqësinë e tij në çmimin prestigjioz.

"Ateca ishte lojtari ynë kryesor në vitin 2016, duke arritur çmime të rëndësishme dhe duke dyfishuar shitjet e parashikuara. Njohja nga paneli AUTOBEST është një burim i padiskutueshëm krenarie për SEAT-in, sepse kjo tregon se gama e produkteve tona, e cila në vitin 2017 do të forcohet me startimin e Ibiza-s së re dhe SEAT Arona, po zgjerohet në drejtimin e duhur ".

Dan Vardie, themeluesi & kryetari i AUTOBEST, tha se

"Fitorja e SEAT Ateca-s përfaqëson një premierë për SEAT-in dhe AUTOBEST njëkohësisht. Me një fitore të qartë që vjen nga 31 anëtarët e jurisë nga po kaq vende europiane, SEAT po merr çmimin e parë AUTOBEST në historinë e konkurimit. Ateca është një shprehje shumë bindëse e konceptit "krijuar në Barcelon ', një filozofi e re e markës e udhëhequr nga prodhuesi spanjoll. Duke pasur si 'Best Buy Car të Europës "një SUV, është një shenjë e qartë se ky segment do të përfaqësojë të ardhmen e lëvizshmërisë, me një rritje të jashtëzakonshme në vitet që do të pasojnë. Me Ateca-n dhe modelet e tjera që do të vijnë, SEAT-i është duke e vendosur veten në qendër të tendencave të reja automobilistike. Në emër të anëtarëve të jurisë gjithashtu , është një kënaqësi e madhe të uroj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij projekti ".

Ateca, shënoi rritjen e shitjeve të SEAT duke realizuar shitjet e saj më të mira që nga viti 2007. Në vitin 2016 SEAT dorëzoi 410,200 automjete, 2.6% më shumë se në vitin 2015. Një rritje e konsiderueshme që erdhi nga Ateca, me 24,200 makina të dorëzuar në gjashtë muajt e parë në treg. Vlen për tu theksuar se suksesi i SEAT Ateca vjen krahë rritjes së Alhambra dhe Leon gjithashtu.