6 Husky dhe 300 Kuajt e fuqisë

2017-03-28

 

 Një slitë e tërhequr nga 6 Husky të Alaskës dhe Siberisë maten kundrejt Leon Cupra-s i drejtuar nga garuesi Jordi Gene, në një liqen të ngrirë në Lapland; një sfidë argëtuese që kishte si qëllim të nxirrte më të mirën prej tyre: Rezistencën e racës së qenëve husky, pasi mund të përshkojnë deri në 130 km brenda një dite dhe 300 kuaj-fuqitë e modelit më të fuqishëm të markës.

 

 Fuqia dhe durimi: Ndërkohë që Leon Cupra karakterizohet nga performanca e tij, duke përshpejtuar nga 0 në 100 km/h në 4.9 sekonda, Husky-t janë të njohur për durimin e tyre, të konsideruar si një prej 20 qenëve më të shpejtë. Mund të bëjnë udhëtime pesë-ditore, duke arritur një shpejtësi maksimale prej 40 km/h duke tërhequr secili peshën prej rreth 30 kg.

 1 m trashësi akulli nën rrota: Gati 1 m shtresë akulli në liqenin Pikku-Nissi, një nga 188,000 ekzistuesit në Finlandë, që mundëson kalimin e makinave nëpërmjet tij apo edhe të slitave të tërhequra nga qenë, si në këtë rast, pa ndonjë problem, nga fundi i vitit deri edhe në Prill.

 Lider të vërtetë. Mamba dhe Mustys janë dy qentë që udhëheqin ekipin. Trajner i tyre, Susi Normand, pretendon se ata bëhen udhëheqës të ekipit instiktivisht: "Ata duhet të jetë të fortë mendërisht dhe trima". "Ashtu si lojtarët e garave të shpejtësisë", buzëqesh Jordi.

 Në çdo sipërfaqe: kthetrat e putrave u mundësojnë vrapimin mbi akull apo dëborë në të njëjtën shpejtësi. Gené, drejtuesi i Leon-it, gjithashtu merr përparësi të plotë nga sistemi 4Drive dhe gomave të përshtatura për terren ekstrem në akull.

 25 ºC nën zero: Për një Husky, -5 ºC i shfaqur në termometër është fenomen tipik i një dite të butë; Temperatura ideale për ta është midis -10 dhe -25 gradë. Gëzofi i tyre u vjen në ndihmë për t'i bërë ballë të ftohtit, makinat gjithashtu mund të durojnë temperatura shumë të ulëta. Në fakt, janë të testuara në temperatura që variojnë nga -40 ° C në 110 ° C . Cilësia tregohet në momentin që nuk paraqiten problem sido që të jenë kushtet e motit.

 Frena që ti përshtaten fuqisë dhe performancës së tyre: Ashtu si Cupra është e pajisur me frena, slita është e pajisur me një shufër metalike për të njëjtin funksion. Në fakt, qentë tërheqin aq shumë saqë Musher duhet të kap frenat me të dyja këmbët për të parandaluar që ekip i ekzaltuar të nisen para se urdhri të jetë dhënë. Ndërsa në lëvizje, ai stabilizon vendin dhe parandalon slitën nga lëkundje në momentin e marrjes së kthesave. "Të dy i marrim kthesat në mënyrë të ngjashme: shtypim frenat përpara vijës së lakuar për të pozicionuar automjetin dhe i japim drejtim në mënyrë korrekte", thotë Jordi.

 Një racë e pastër kampionësh: Qentë Husky marrin pjesë në disa konkurse në të gjithë botën, të tilla si Kampionati Evropian apo "End of the World Race" në Argjentinë. Nga ana tjetër, gama e modeleve Cupra kanë arritur gjithashtu suksese mbresëlënëse gjatë jetën e tyre, sidomos dy herë rekord në Nurburgring, ku Leon ST dhe Leon-i me 5 dyer vendosën një kohë xhiroje nën 8 minuta.