Volkswagen Crafter mori çmimin “Van of the year 2017” nga Auto Express
Makina tregtare të mëdha nuk lançohen shpesh dhe kur një model i ri prezantohet, shoqërohet padiskutim nga shumë komente. Me Volkswagen-in më të ri Crafter, kategoria ka një lider të ri. Ashtu sikurse VW Transporter i sapo prezantuar, që fitoi çmimin "Best Van" të vitit të kaluar, Crafteri është i pajisur në atë nivel që gjithmonë i ka bërë produktet VW aq tërheqëse.
Volkswagen i ka kushtuar gjithashtu një vëmendje të veçantë komoditetit të kabinës dhe të sediljeve, për të siguruar një eksperiencë komode udhëtimi edhe nëse jeni mbrapa timonit gjatë gjithë ditës. Për më tepër, ka mjaft hapësirë për ju dhe pasagjerët tuaj si dhe një pamje të mrekullueshme.
Crafter është një vend i këndshëm për të kaluar kohën, por është një makinë pune para së gjithash dhe si e tillë ka të gjitha zgjidhjet e hapësirës që mund të keni nevojë. Te ofrohet nje sirtar i madh ne kroskot, një hapësirë masive magazinimi nën ulëset e pasagjerëve dhe xhepat e thellë të derës. Dhe pastaj, natyrisht, ka vëllimin e ngarkesës në pjesën e pasme.
Për momentin mund të zgjidhni dy mundesi distancash aksiale dhe të gjitha versionet vijnë me një tavan të lartë, ndërsa zona e ngarkesës është e gatshme dhe me pajisjet e kërkuara për të bërë biznes. Unazat për fiksimin e ngarkeses te lehtesojne punen. Vec kesaj, VW do të ofrojë një varg instalimesh modulare për t'i ndihmuar bizneset të përfitojnë më së shumti nga aftësia mbajtëse e Crafter-it.
Ky fleksibilitet kombinohet me një sërë motorësh 2.0 TDI Naftë. Këto motor me fuqi të madhe tërheqëse, të cilët mund të përballojnë peshën bruto të traileve (ngarkesën e makinës plus rimorkio) deri në gjashtë ton, ndihmojnë në uljen e konsumit të karburantit që është në nivel me furgona nga një klasë më e vogël. Është e qartë që VW ka goditur sërisht me Crafterin.