Si zgjidhet emri i një makine?
Si zgjedhin prindërit emrin e të porsalindurit të tyre? Shumica fillojnë duke marrë parasysh disa opsione. Ata duan që të pasqyrojë cilësitë që dëshirojnë që fëmija i tyre të ketë si dhe të jetë i lehtë në të shqiptuar. Disa madje kontrollojnë të mos jetë i përsëritur shumë shpesh në rrethin e tyre më të afërt dhe pothuajse të gjithë përfundojnë duke dëgjuar mendimet e anëtarëve të familjes. Edhe pse shumë nuk e dinë këtë, pas çdo hapi ka një shpjegim teknik dhe ka plot ngjashmëri ndërmjet vendosjes së emrit një fëmije dhe zgjedhjes së emrit për një automjeti të ri. Por si mund të dalësh me emrin më të përshtatshëm?
Kështu u zgjodhën finalistët për të emëruar SUV -n e tretë të SEAT në mesin e më shumë se 10,000 propozimeve të paraqitura:
-Reflekton ADN-në e tij: "Karakteristikat dalluese të një marke dhe karakteri i modelit janë gjërat e para që duhen marrë parasysh", shpjegon drejtori i Product Marketing i SEAT Lucas Casasnovas. "SEAT-i përfaqëson një shpirt rinor, të gjallë dhe ndër vlerat e tij përfshihen dinamizmi dhe pasioni për dizajn. Nga sa u tha emri gjithashtu duhet të përputhet me ADN-në e SUV-s së re dhe të përcjellë një ndjesi të hapësirës dhe qëndrueshmërisë ", shpjegon ai.
-Të jetë i lehtë për t'u shqiptuar: "Një emër nuk duhet të jetë shumë i gjatë në mënyrë që të mbahet mend lehtë. Për këtë model ne duam një emër me pesë ose gjashtë shkronja ", thotë Casasnovas si parakusht i dytë për emërtimin e një automjeti. Emri i zgjedhur do të shqiptohet në më shumë se 80 vende ku SEAT eksporton makinat e veta, prandaj "duhet të kontrollojmë funksionet e tij fonetike dhe të mos ketë kuptim të çuditshëm ose të vrazhdë në një gjuhë tjetër", shpjegon Nuria Vila, një ekspert për emërtimet nga agjencia Nombra, e cila gjithashtu po bashkëpunon në këtë projekt.
-Të jetë unik: Në këtë pikë, është e nevojshme të verifikohet nëse emri mund të përdoret ligjërisht. Emrat pretendent kontrollohen në nivel ndërkombëtar si për shembull, nëse nuk janë regjistruar ende nga markat e tjera në ndonjë nga vendet ku operon SEAT.
-Opinionet kanë rëndësi: "Çfarë të kujton ky emër?", "Çfarë mendoni për të?" Ose "A mendoni se është karakter i fortë?" Janë disa nga pyetjet që u janë përgjigjur pjesëmarrësit e një grupi fokusimi, mbështetur në një grup të madh njerëzish nga brenda tregut të synuar të kompanisë. Hulumtimi u krye në disa vende si Spanja, Gjermania dhe Franca, ndër të tjera, dhe njohuritë e fituara ishin thelbësore për të përcaktuar nëse emrat e përzgjedhur do të ishin të suksesshëm në mesin e klientëve të ardhshëm.
-Fjala e fundit, në duart e publikut: Pas shpalljes së emrave të vendit finalist në Frankfurt Motor Show, kompania është duke e lënë vendimin përfundimtar në duart e publikut. Gjithkush që dëshiron të votojë mund të vizitojë http://www.seat.com/carworlds/new-large-suv/seeking-name.html. Emri që merr më shumë vota do të jetë fituesi dhe do të shpallet para 15 tetorit.