SEAT thyen rekord shitjesh në tremujorin e parë

2018-04-11

 

SEAT është e vetmja kompani që harton, zhvillon, prodhon dhe tregton makina në Spanjë. Marka bën pjesë në Grupin multinacional Volkswagen, me zyrat e saj qendrore në Martorell (Barcelona), eksportuese e 80% të flotës së saj, dhe e pranishme në mbi 80 vende. Në 2017, SEAT mori një fitim pas taksave prej 281 milionë eurosh duke arritur shitjet mbarëglobale në rreth 470,000 makina.

Grupi SEAT ka të punësuar rreth 14,700 profesionistë dhe ka tri qendra prodhimi - Barcelona, El Prat de Llobregat dhe Martorell, ku prodhon Ibiza shumë të suksesshme, Leon dhe Arona. Përveç kësaj, kompania prodhon Ateca dhe Toledo në Republikën Çeke, Alhambra në Portugali dhe Mii në Sllovaki.

SEAT ka një Qendër Teknike, e cila vepron si qendër e njohurive që bashkon 1.000 inxhinierë, të cilët janë të fokusuar në zhvillimin e inovacionit për investitorin më të madh industrial të Spanjës në R & D. SEAT tashmë ka teknologjinë më të fundit të lidhjes në rrjet të kategorisë së saj dhe aktualisht është e angazhuar në procesin e globalizimit të markës për të promovuar lëvizshmërinë e së ardhmes.

 

 

• Marka arrin në muajin mars shifrën më të lartë të shitjeve mujore duke shkuar në 60,000 njësi për herë të parë

• Gjermania, Britania e Madhe, Algjeria, Austria dhe Zvicra i shtojnë vëllimet historike

• Fabrika e Martorell do të operojë më shumë të shtunave dhe të dielave në prill dhe maj në sajë të suksesit të modeleve Ibiza, Arona dhe Leon

• SEAT do të montojë Arona dhe Leon në Algjeri duke filluar nga vera e ardhshme

• Një rekord historik. Shitjet globale të SEAT-it u rritën në tremujorin e parë të 2018 duke arritur shifrën më të lartë në historinë 68 vjeçare të markës. Me 139.200 makina të dorëzuara (2017: 117,300), shitjet e SEAT-it u rritën ndjeshëm me 18,7% nga janari në mars duke thyer rekordin e tremujorit të parë të vitit 2000 (136,200).

• SEAT-i ka vendosur një rekord në muajin mars - shifra më e lartë e shitjeve në një muaj të vetëm. Në muajin mars prodhuesi i makinave shiti 60.400 makina (2017: 53.200), që është 13.4% më shumë se në vitin 2017 dhe për herë të parë ka arritur shifrën e 60.000 dërgesave të makinave brenda një muaji. Rekordi i mëparshëm daton në mars të vitit 2000 (56,200 njësi).

 

Nënkryetari i SEAT për Shitje dhe Marketing, Wayne Griffiths, vuri në dukje se: "Ne jemi shumë të lumtur që kemi thyer një rekord që ka qëndruar për gati 20 vjet. SEAT tani është në pozicionin më të fortë të historisë dhe nuk ka ndërmend të ndalojë këtu. Gama jonë e tanishme ka potencial për të vazhduar rritjen dhe ka shumë potencial në tregjet ku tashmë veprojmë. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke u përgatitur për të zgjeruar gamën dhe për të shtuar modele të reja, të tilla si SEAT Tarraco dhe CUPRA Ateca, të cilat do të lançohen në fund të këtij viti. Ky ka qenë një fillim shumë I mbarë i vitit e megjithatë vlen të theksohet se ne po përballemi edhe me sfida të mëdha, siç është në veçanti zbatimin i WLTP ".

Rritja me dy shifra

Në tremujorin e parë të vitit 2018, Spanja, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, tre tregjet kryesore të SEAT, nxitën rritjen globale. Spanja përparoi me 15.5% dhe shitjet SEAT shkuan në 28.500 makina, pasuar nga Gjermania (25.300; +22.8%) dhe Mbretëria e Bashkuar (18.400; + 9.6%), dy tregje ku marka mori rezultatin më të mirë të shitjes në historinë e saj.

Vendi ku furnizimi me SEAT rritet më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017 është Algjeria, e cila ka kapur një rekord të ri dhe bëhet tregu i pestë më i madh sipas volumit. Deri në mars, marka shiti 7.200 makina (2017: 900) pasi filloi tregtimin e brezit të pestë Ibiza, montimi I së cilës po realizohet në fabrikën Relizane të vendit. SEAT ka konfirmuar se duke filluar nga vera e ardhshme, fabrika algjeriane do të kryejë montimin përfundimtar të modeleve Arona dhe Leon, të dy të prodhuara në Martorell, gjë e cila do t'i mundësojë kompanisë të vazhdojë të rrisë vëllimin e shitjeve në atë treg.

Përveç kësaj, SEAT gjithashtu tregoi rritje solide në tregjet më të rëndësishme evropiane, si Franca (7,400, + 15,4%), Italia (6,200, + 16,7%), Austria (5,700, + 20,0%), Zvicra (3,100, +21,4 %) ose Holanda (2,600; + 68,1%). Gjithashtu, kompania fitoi vëllimin e shitjeve më të larta të tremujorit të parë në Austri dhe Zvicër, si dhe në Izrael (3.100; + 3.0%). Suksesi i modeleve SEAT është duke sjell si rrjedhojë një nivel më të lartë prodhim .

Një model i ri çdo gjashtë muaj deri në vitin 2020

Vëllimi historik i shitjeve i arritur në tremujorin e parë të vitit 2018 është rezultat i futjes në treg të modeleve: Ateca, Leon, Ibiza dhe Arona në dy vitet e fundit. SEAT tani është duke u përgatitur për të shtuar një model të ri çdo gjashtë muaj midis 2018 dhe 2020. Dy të parët do të jenë SEAT Tarraco dhe CUPRA Ateca, të cilat do dalin në shitje në fund të këtij viti.