SEAT ka ulur ndikimin mjedisor me 35.5%
Gjatë shtatë viteve të fundit, SEAT ka ulur ndikimin në mjedis me 35.5%. Me afrimin e shpejtë të Ditës Botërore të Mjedisit, kompania po rrit angazhimin për zbatimin e masave dhe projekteve për të maksimizuar burimet dhe për të minimizuar emetimet në të gjitha proceset e saj. Për këtë qëllim, rreth gjashtë milionë euro janë investuar në projekte të qëndrueshmërisë në vitin 2017.
Kompania është duke zbatuar projekte "Ecomotive" me iniciativë të fabrikës, pjesë e strategjisë së SEAT-it për PQT (Prodhimi, Cilësia dhe Ekipi), i cili u hartua për të përmirësuar produktivitetin dhe cilësinë dhe për të adresuar sfidat e ardhshme të sektorit të makinave, Me këtë synim, SEAT kishte për qëllim të zvogëlonte ndikimin mjedisor me 25% gjatë periudhës 2011-2018. Ky qëllim u arrit dy vjet më parë, dhe tani objektivi i prodhuesit të makinave është një reduktim prej 50% deri në vitin 2025.
Krahasuar me mesataren e sektorit në Evropë, SEAT konsumon përafërsisht gjysmën e energjisë për prodhimin e një makine, 23% më pak ujë dhe lëshon 65% më pak CO2. Një nga iniciativat më të mëdha mjedisore është SEAT al Sol, fabrika më e madhe diellore në industrinë e makinave në Evropë dhe me një total prej 53,000 panelesh, një nga më të mëdhatë në botë, që mbulon një sipërfaqe prej 276,000 m2, ekuivalente me 40 fusha futbolli, dhe që gjeneron më shumë se 17 milionë kWh në vit.
Ndër projektet më të fundit është instalimi për të rikuperuar energjinë e lëshuar nga furrat e tharjes ose një trotuar që redukton ndotjen me 40%.
Oxhak më efikas
SEAT do të arrijë një kursim prej 11.7 GWh në vit në konsumin e tij të gazit për ngrohjen e ujit, falë një instalimi të ri që synon rikuperimin e energjisë së emetuar nga furrat e tharjes së karrocerisë në një nga workshop-et. Ajri i nxehtë në oxhaqe nxeh një qark uji, i cili përdoret më vonë në proceset "body paint" të makinës.
Kjo është mënyra se si një pjesë e madhe e energjisë ripërdoret dhe largon nevojën për të ngrohur ujin. Për më tepër, kjo iniciativë parandalon emetimin e 2.400 ton CO2 çdo vit.
Trotuari që zvogëlon ndotjen
Me qëllimin e përmirësimit të cilësisë së ajrit në fabrikën e Martorell, SEAT ka filluar të instalojë trotuarin fotokatalitik.
Trotuari është i përbërë nga pllaka çimentoje të aplikuara me dioksid titaniumi. Kurioziteti tek ky elementi qëndron tek fakti që kur vjen në kontakt me ndotësit, dritën dhe oksigjenin në të njëjtën kohë, shkakton një reaksion kimik që dekompozon ndotësit në ajër (NOx), duke i kthyer ato në nitrate që shpërbëhen me ujë. Pra, është në gjendje të dekontaminojë, pastrojë veten dhe ka efekt baktericid.
Në fazën e parë po zbatohet në Qendrën Teknike SEAT. 4.000 metra katrorë të trotuarit fotokatalitikë që zvogëlojnë ndotjen me 40%. Këto pllaka kundër ndotjes më vonë do të vendosen në 26,000 metra katrorë të rrugëve brenda kompleksit të biznesit (i cili arrin një reduktim të mundshëm prej 5,2 ton oksid azoti në vit). Për më tepër, kompania po studion zbatimin e bojrave që paraqesin të njëjtat rezultate të dekontaminimit në 147.000 metra katrorë të mureve të jashtme në workshop-e.
Ruajtja e biodiversitetit
SEAT ka promovuar krijimin e një kopshti botanik në parkun Can Casas të Martorell, i cili do vijë si rezultat i mbjelljes së 80 pemëve të llojeve të ndryshme vendase, si dhe një hapësirë për mbrojtjen e bretkosës Hyla Meridionalis. Projekti përfshin mundësinë e identifikimit të florës dhe faunës specifike në park me anë të një QR kodi.
Një tjetër iniciativë potenciale është projekti pilot i zbatuar tek komponentët SEAT. Sfida mjedisore e sjellur nga vaji i gatimit në familje ka çuar kompaninë në nisjen e projektit Claki. Vaji i gatimit i përdorur kontaminon ciklin e ujit, kështu që për të ndihmuar mjedisin, punonjësit kanë marrë një enë për të mbledhur vajin e tyre të përdorur në shtëpi dhe për ta marrë atë në punë, ku e hedhin atë në një vaskë duke e marrë të pastër për në shtëpi përsëri . Ku përfshihet: procesi i zbrazjes së vaskës, transportimit të kontejnerëve, trajtimin, larjen dhe kthimin e tyre. Në këtë mënyrë krijohet një projekt që është sa edukativ aq edhe mjedisor, i cili gjithashtu gjeneron edhe punësim.