Doni të dini se si të konsumoni më pak karburant?

2015-04-08

Ju mund të konsumoni deri në 20% më pak karburant duke ndjekur këto këshilla për drejtim efiçent

Drejtimi në marshin më të lartë të mundshëm dhe mënjanimi i nisjeve të menjëhershme janë disa nga pikat kyçe të drejtimit efiçent

Martorell, 01/04/2015. - Është e mundur të konsumosh më pak karburant në jetën tonë të përditshme duke ndjekur këto këshilla për drejtim efiçent. Më specifikisht, "sasia e reduktuar e konsumit mund të arrij deri në 20%, që do të thotë që një person që udhëton rreth 20,000 km në vit mund të kursejë rreth 300 euro", sipas Ángel Suárez, një inxhinier në SEAT Technical Centre.

Ky ekspert tregon se këshillat janë shumë të thjeshta për tu aplikuar, por kërkon që drejtuesit të ndryshojnë zakonet e tyre të përditshme të drejtimit. Gabimet më të përhapura të drejtimit që ndikojnë drejtpërdrejt me konsumin janë nisjet agresive, frenimi i fortë në qytet dhe ecja me marshe të ulët në autostradë. Ai thotë se në qytet njerëzit kanë zakon të nisen dhe të frenojnë shumë papritur, dhe kjo ndikon në konsum. Për t'ju shmangur kësaj, "është e rëndësishme të parashikosh se çfarë vjen në vijim", për shembull, kur ju i afroheni një semafori duhet ta lejoni makinën të frenojë vet duke përdorur frenimin e motorit dhe duke hequr këmbën nga pedalja e gazit.

Kur vjen puna te marshet e duhur, inxhinieri i Technical Centre, rekomandon drejtimin në marshin më të lartë të mundshëm. Sapo të kaloni në marshin e dytë, këshilla e tij është që të shtosh marshet me shpejtësi. Për të shpjeguar këtë, në 40km/h ju mund të drejtoni me marshin e katërt, dhe në marshin e gjashtë në 60km/h. Megjithatë, duhet të keni parasysh që mbasi arrini 80km/h, edhe pse jeni duke drejtuar në marshin e gjashtë, ju duhet ta shtypni pedalen e gazit, që do të thotë të injektosh më shumë karburant në motor dhe si rrjedhojë konsum më i lartë.

Ka disa udhëzime dhe për nisjen. "Nuk është e nevojshme që të ngrohësh apo ti japësh gaz motorit. Ju thjesht shtypni pedalen e freksionit, ndizni motorin dhe nisuni në marshin e parë dhe menjëherë sapo të keni udhëtuar distancën e një makine kaloni në marshin e dytë", shpjegon Suárez.

Përpara se të hyni në makinë është e rëndësishme të bëni një sër kontrollesh. Gomat duhet të jenë në gjendjen e tyre më të mirë, kështu që duhet të kontrolloni presionin e ajrit në goma dhe të mos drejtoni nëse nuk ka mjaftueshëm thellësi lulja e gomave. Për më tepër, ju nuk duhet të mbingarkoni automjetin. "Ju duhet të shpërndani ngarkesën në mënyrë të barabartë në bagazh, dhe nëse montoni një kuti bagazhesh në tavanin e makinës, kini parasysh që ajo gjithashtu do të ndikoj në konsumin e karburantit", shton inxhinieri.

Me ardhjen e motit të ngrohtë, ne përballemi me pasigurinë nëse duhet të drejtojmë me xhamat hapur dhe kondicioneri fikur apo anasjelltas. Është gjithmonë e preferueshme që të udhëtoni me xhamat e ulur në shpejtësi të ulëta, dhe të mbyllni xhamat dhe të hapni kondicionerin në shpejtësi mbi 80km/h.

Së fundmi, një tjetër pikë e rëndësishme është të nxjerrësh makinën nga marshi. "Kemi vënë re se shumë njerëz e nxjerrin makinën nga marshi në zbritje. Ky është një gabim, sepse motori është i shkëputur nga kambioja dhe ai akoma gjeneron konsum. Gjëja e duhur në të tilla raste është të përdorësh frenimin e motorit, pra, me makinën në marsh, ju e hiqni këmbën nga pedalja e gazit dhe si rrjedhojë nuk konsumohet karburant".

Duke ndjekur këto udhëzime praktike ju do të kurseni karburant dhe për më tepër, drejtoni në mënyrë më të sigurt dhe mbroni më shumë ambientin.