26 herë nga 0-200km/h dhe prap në 0km/h: Porsche Taycan i ri demostron fuqinë e tij konsistente

2019-08-14

 Shumë xhiro të shpejta rreth cirkuitit dhe asnjë problem për të parën makinë elektrike sportive nga Zuffenhausen.

Në testet e fillimit, një version testi e kësaj makine all-wheel drive me 600kf përshpejtoi nga 0-200km/h 26 herë. Sprint Challenge u mbajt në një pistë avionësh, në Lahr në jug të Baden. Kohët mesatare të përshpejtimit të dukementuara në kanalin e YouTube "Fully Charged" ishin nën 10 sekonda. Diferenca midis kohë më të shpejtë dhe asaj më të ngadaltë ishte 0.8 sekonda.

Testet u bënë në të dyja drejtimet e pistës. E gjitha, 2.3km e gjatë, është përdorur gjatë testeve. Temperatura e jashtme ishte 28 gradë celcius.

 

Taycan është makina e parë 100% elektrike nga Porsche.

Një gamë e gjërë inovacionesh teknologjikë tek Taycan garanton shifra impresionuese përshpejtimi, fuqia tipike e fërkimit e një makine sportive dhe një fuqi motorri superiore.

  • Dy motorrët e fuqishëm elektrik në aksin e parë dhe të pasëm janë të ashtuquajturit permanently excited synchronous motors (PSM). Ato kanë një rotor me high-grade permanent magnets që gjenerojnë një fushë magnetike natyrale. Si rezultat, rotori lëviz në sinkron me fushën magnetike rrotulluese të statorit, nga vjen dhe emri PSM. Një inverter pulsi specifikon frekuencën e fushës rrotulluese në stator, përpara se të vendosi shpejtësinë e rrotullimit. Dizajni, funksioni dhe sjellja termale ekselente e motorrëve të sinkronizuar i lejon ata të derivojnë performancën e lartë tipike të Porsche.

  • Një cilësi speciale e motorrëve elektrik të Taycan është e ashtuquajtura "hairpin winding", në të cilën mbështjelljet solenoid të statorit përbëhen nga fije drejtkëndore në vend të atyre rrethore. Telat janë të kërrusur, dhe përpara se ato të futen Brenda në bërthamën e statorit laminat forma e tyre duket si një hairpin - nga vjen dhe emri "hairpin". Përfundimet janë të salduara bashkë duke përdorur rreze lazer. Teknologjia hairpin bën të mundur që të mblidhen telat në një formë më të mbledhur dhe kjo bën që të integrohet më shumë baker në stator. Kjo shton fuqinë dhe torque në të njëjtin nivel volume. Një avantazh tjetër i rëndësishëm për një makinë të performancës së lartë si Taycan është që një hairpin stator mund të ftohte konsiderueshëm në mënyrë më efiçente.

  • Taycan është makina e parë e prodhuar me një sistem voltazhi prej 800 volt ndryshe nga 400 volt që kanë makinat e zakonshme elektrike. Veç të tjerash, kjo dërgon fuqi të vazhdueshme të lartë dhe kapacitete karikimi që i lejon drejtim të shpejtë të makinës dhe ngarkim të shpejtë, ndërkohë që gjithashtu reudkton peshën e instalimit me voltazh të lartë.

  • Në kombinim me konceptin e drive-train (PSM dhe teknologjinë 800 volt), menaxhimi termal siguron një reprodhim të lartë kur fuqia është e nevojshme. Sistemi i ftohjes është i mbledhur në nevojat e secilës makinë dhe lejon performancën, që është tipike e një makine sportive, të arrihet shumë here më mirë kur është e nevojshme. Porsche ka arritur një përhapje të gjërë midis performancës dhe autonomisë së baterisë. Në dimër, menaxhimi termal inteligjent gjithashtu lejon funksione ngrohieje efiçente dhe kur është e nevojshme.

Shpejtësia makimale e Taycan është 250km/h. Ajo përshpejton 0-100km/h në më pak se 3.5 sekonda dhe bateria e saj lithium-ion ka një kapacitet prej 90kWh. Taycan do të prezantohet në Shtator dhe do të dale në treg në fund të vitit.

Pista e testit: Lahr airport

Pista u hap në vitin 1913 dhe e përdorur si një fushë aviacioni për Zeppelin, Lahr përdor pas Luftës së Dytë Botërore si një pistë ushtarake, fillimisht nga trupat Franceze dhe nga vitin 1967 trupat Kanadeze të NATO. ADAC Südbaden (një shoqatë Gjermane automotive) e ka përdorur fasilitetin për evente motorsporti që kur kjo e fundit u tërhoq në vitin 1994. Regio-Ring, siç njihet, mbajti gara Formula dhe gara makinash touring në vitet 1996-1998, ndonjëherë duke mbledhur mbi 30,000 spektatorë.

Sot aeroporti ndodhet direkte kur del nga autostrada A5 nga Karlsruhe për në Basel dhe është përdorur për fluturime biznesi dhe transport mallrash, gjithashtu edhe nga industria automotive për tested he matje.