Historia e Volkswagen Scirocco

2019-08-16

Volkswagen Scirocco është një nga makinat jo më popullore të markës ashtu siç psh. Golfi është, por mban një peshë të madhe në historinë e markës. Për shkaqe të ndryshme prodhimi i tij ka mbaruar për serinë e 3 dhe më të fundit. Por, le t'I hedhim një sy historisë së modelit.

Volkswagen Scirocco MK I

Volkswagen Scirocco MK I (1974-1981)

 Volkswagen prezantoi Scirocco për here të parë vitet 70 si një modeli pasues i Karmann Ghia. Idea ishte që të ishte një hatchback sportive dhe i këndshëm që qëndronte përkrah Golfit i cili u prodhua për here të parë në vitin 1974. Scirocco u bazua tek modeli në fjalë duke ndarë shasinë dhe motorrë të ngjashëm. Edhe Scirocco është prezantuar në po të njëjtin vit, por 6 muaj përpara. Kjo, për të testuar edhe situatën në atë kohë. Në fillim doli në shitje në Europë, teksa në Amerikë shkoi 1 vit më vonë. Motorrët e disponueshëm ishin 1.1L, 1.6. Motorri 1.7L ishte i disponueshëm vetëm në Amerikë.

Ndonëse hasën disa probleme me rregullat vendase, Scirocco ka qënë një makinë e njohur për Amerikën. Në fillim ato nuk ishin të paisura me ajër të kondicionuar i cili u shtua si opsion 1 vit më vonë në vitin 1975. Ndërsa shitjet rriteshin, Volkswagen filloi t'i shtojë opsionet për makinën duke shtuar disa ngjyra të tjera, një "champagne edition", baxhon, pjesët e kromuara etj. Me kalimin e kohës, për shkak të emetimeve jashtë rregullave të reja, motorri 1.6 u ndalua në amerikë por u kthye prapë si pasojë e kërkesës së lartë.

Volkswagen Scirocco MK II

Volkswagen Scirocco MK II (1981-1992)

Nuk kaloi shumë kohë dhe Volkswagen prezantoi serine e dytë të modelit. I prezantuar për here të parë në Geneva Motor Show në vitin 1981, Scirocco MK II pësoi disa ndryshime nga modeli paraardhës  duke përfshirë hapësirë më të madhe, bagazh më të madh, dhe një trup më aerodinamik, duke shtuar kështu edhe bishtin e pasëm. Kjo gjeneratë kishte edhe një motor 1.8L që prodhonte 110kf dhe motorrët me 16 valvula rreth 140kf. Fuqi e konsiderueshme kjo për kohën.

Kishte disa nivele të Scirocco MK II si L, CL, GL, SL, GLS, GLI, GT, GTI, GTL, GTS, GTX, GT MK II, Scala, GT 16V dhe GTX 16V të cilët i ofroheshin tregjeve të ndryshme. Gjithashtu u prodhuan edhe disa edicione speciale me emra të veçantë si Storm, White cat, Tropic dhe Slegato.

Volkswagen Scirocco MK III | Foto nga Franck Schneider

Volkswagen Scirocco MK III (2008-2017)

16 vite më vonë, erdhi Scirocco MK III. Ishte vera e vitit 2006 kur Volkswagen tregoi se kishte ringjallur Sciroccon. MK III u vlerësua me 5 yje përsa i përket standarteve të sigurisë nga Euro NCAP, ndonëse pati disa probleme gjatë testeve. Scirocco MK III erdhi me motorrët 1.4L dhe 2.0L me benzinë dhe me një motorr të vetëm naftë, atë 2.0L. Ndërkohë në vitin 2009 u prezantua Scirocco R i cili kishte të njëjtin motor me Golf R.
Më pas në vitin 2014, Volkswagen prezantoi versionin facelift të MK III që ndër të tjera përfshinte drita led, maskarino të re etj. Në vitin 2017, Volkswagen vendosi të ndërpresë prodhimin e Scirocco.