Seat feston 1 milion shitje të Leon

2019-08-19

Këtë javë gjenerata e 3 e Seat Leon arriti 1 milion shitje që nga dalja e saj në treg në vitin 2012. Makina më e shitur e Seat u prezantua në Paris Motor Show dhe në dyqane pak më vonë. Falë "formula Leon", ba"uar në dizajn dhe funksionalitet, Leon u bë makina më e shitur e SEAT, duke kaluar trimfuar mbi dominancën 30 vjeçare të Ibiza.
Dizejnuar, zhvilluar dhe prodhura në Martorell, gjenerata aktuale e Leon është ndërtuar në platformën MQB të Volkswagen Group. Kjo platform përfshiu një investim prej 800 milion euro në atë kohë. Me Leon, cilësia e prodhimit u rrit dhe arriti standartet e grupit, dhe konsolidoi 1600 vende pune direkte në fabrikë dhe mbi 6000 në industritë e tjera të përfshira.

Presidenti i SEAT, Luca de Meo e shpjegon këtë, "Seat Leon, dhe veçanërisht gjenerata e 3, është një shtyllë e forte për kompaninë; është makina më e njohyr dhe e çmuar nga Seat për klientët në të 5 kontinentet. Leon është një nga formcat më të mëdha pas transformimit të kompanisë dhe ka kontribuar në shitje record që seat realizoi në vitin 2018, me 517,600 makina të shitura."

Zv. President i Seat për shitjet dhe marketingun si edhe CEO i Cupra, Wayna Griffiths theksoi se "aspekti më i spikatur i gjeneratës së 3 të Seat Leon është pranimi i gjërë në tregje, pas rreth 7 vitesh. Në vitin 2017, gjenerata aktuale e Leon realizoi rekordin e saj prej 170,000 makinash të shitura në tani në vitin 2019, jemi ende konfident se do të mbajë volumin e lartë pranë këtyre shifrave. Leon ka qënë, është dhe do të jetë makina më relevante për Seat por edhe për Cupra gjithashtu. Llojet e ndryshme të trupit dhe versioneve të saj e bëjnë atë makinë më të gjithanshme të kompanisë."