Lindur në rally: Škoda Monte Carlo kanë të bëjnë me traditën, garat, dhe stilin e jetesës

2019-08-19
  • Niveli Monte Carlo është homazh për vitet e suksesshme të Škoda në historinë e garave

  • Aksesorë sportive dhe elemente dizajni të zeza që definojnë versionet e tilla që prej vitit 2011

  • Nivelet më të larta të Scala dhe Kamiq do të debutojnë në 2019 Frankfurt Motor Show në Shtator

Mladá Boleslav, 1 Gusht 2019 - Monte Carlo, distrikti urban joshes i Principatës së Monakos, është sinonimi i stilit të jetesës, elegancës dhe garave me makina. Škoda ka fituar disa nga trofetë më të mëdhenj në historinë e garave në të famshmen Monte Carlo Rally. Që në vitin 1936, kompania prezantoi një edicion të limituar prej 70 makinash nën emrin Monte Carlo. Që prej vitit 2011, modele të zgjedhura të Škoda me një dizajn sportive sinjifikativ dhe një numër elementesh të zeza e kanë ruajtur këtë traditë, që tashmë vijon me Scala Monte Carlo dhe Kamiq Monte Carlo. Të dyja makinat do të prezantohet për herë të parë në 2019 Frankfurt Motor Show.

Monte Carlo Rally dhe Škoda kanë patur një mardhënie të gjatë të shtrirë në mbi 100 vite. Që në vitin 1912, kur Monte Carlo Rally ishte në vetëm vitin e dytë, makina nga Mladá Boleslav ishin midis konkurentëve. Në vitin 1936, Škoda Popular mori vendin e 2 në kategorinë e vet - duke u bërë fillimi i modeleve Monte Carlo. Duke vazhduar këtë sukses, Škoda prezantoi një edicion të limituar prej 70 makinash që vinin direct nga makina e rally; ato ishin të parat të mbanin emrin Monte Carlo.

Egzaktësisht 75 vite më vonë, Škoda ringjalli emrin aq të kremtuar kur prezantoi Škoda Fabia Monte Carlo si version sportive për gjeneratën e dytë të Fabian ë vitin 2011. Edhe pas ndryshimit në gjeneratën e tretë, Fabia Monte Carlo vazhdon të mbetet maksimumi i të gjitha versioneve të saj. Nga 2014 në 2019, makina Çeke ofroi Škoda Citigo, Rapid dhe Rapid Spaceback Monte Carlo, dhe Yeti Monte Carlo të cilat janë shitur nga viti 2015 në vitin 2017.

Kjo histori suksesi vazhdon me gjeneratën aktuale të Fabia Monte Carlo, të cilës i bashkohen edhe versionet Monte Carlo të Scala dhe Kamiq. Këto variante sportive marrin emrin nga distrikti i Monakos që ka qënë shtëpia e Monte Carlo Rally që prej vitit 1911 me shtegun legjendar Sisteron, ose pilotimin në të famshmen Col de Turini. Një numër elementesh të zeza ofrojnë një aksent sportive, duke e bërë dizajnin të duket më emotive dhe dinamik. Škoda Scala Monte Carlo psh. ka detaje të zeza në platformën ballore, teksa Škoda Kamiq Monte Carlo vjen me shinat e tavanit ngjyrë të zezë. Për më tepër, variantet më të mira mund të identifikohen nga shenja dalluese.

Scala Monte Carlo dhe Kamiq Monte Carlo do të prezantohen për publikun në 2019 Frankfurt Motor Show nga data 10 në 22 Shtator 2019.