Thërret Londra: Pilotët e Audi entuziastë për DTM në Brands Hatch

2019-08-19

Fansat e DTM mezi po e presin: të shtunën dhe të dielën (10/11 Gusht), makinat me mbi 610kf të Classi 1 do të garojnë në Brands Hatch. Cirkuiti historik pranë Londrës është pa dyshim një nga pistat më sfiduese në Botë.
Pas disa vizitash në Indy Circuit që nuk është parimisht shumë popullor për pilotët e DTM, DTM, që vitin e kaluar, kanë garuar në 3.916 kilometrat e cirkuitit që dikur ka qënë vendi ku mbahej British Formula One Grand Prix. "Pista është padyshim një nga pikat kulminante të DTM," shprehet Drejtori i Audi Motorsport Dieter Gass. "Pas një premiere të frikshme vitin që shkoi, ti pyet veten përse nuk ke garuar gjithmonë aty."

Seksionet e fanshme të pistës si Paddock Hill, Druids, Hawthorn, Dingle Dell dhe Clearways nuk i lënë të ftohen pilotët e Audi. "Është bukur që në DTM ne pilotojmë në të njëjtat kthesa si Niki Lauda dhe Jame Hunt 40 vite më parë ose Nigel Mansell më vonë," u shpreh Jamie Green. "Ata ishin heronjtë e fëmijërisë time. Brands Hatch është një vend me shumë histori."

"Mezi po i pres 2 garat e rradhës," shprehet vendi i 1 në klasifikim René Rast, i cili me një vend të 3 dhe 4 ishte piloti më i mire i Audi në Brands Hatch vitin që shkoi. "Brands Hatch është me të vërtetë një pistë për burra. Ka shumë kthesa të shpejta dhe gati fare hapësira kufizuese. Kjo do të thotë që çdo gabim është i dënueshëm menjëherë dhe duhet të jesh shumë i përqëndruar. Ndoshta, të gjithë në motorsport e njohin kthesën e parë - Paddock Hill. Është një kthesë me karakter dhe histori."

"Me makina e reja turbo, pista do të jetë akoma edhe më sfiduese," u shpreh Mike Rockenfeller, i cili në vitin 2013 fitoi në Brands Hatch në pistën e shkuer të Indy Circuit me një gjatësi prej më pak se 2 km dhe ishte në majë të podiumit në Assen për here të fundit gjithashtu. "Me fuqinë që kemi tani do jetë edhe më qejf. Pista është me të vërtetë fantastike dhe ka disa kthesa pikante. Në të thatë, gomat përsëri do të kenë shumë rëndësi."

"Do të jetë me të vërtetë spektakolare kur të fluturojmë midis pyllit me bishat tona me turbo dhe të arrimë shpejtësi goxha të larta," shprehet Nico Müller, vendi i 2 në renditje. "Pata mundësinë të zbuloj këtë pistë të vjetër kaq të bukur vitin e shkuar në fundjavën e DTM. Pista është shumë gallatë. Mezi po pres - gjithashtu edhe për fansat e zjarrtë britanik."

Shoku i tij i skuadrës, thotë: "Është bukur që garojmë në pista tradicionale si Zolder dhe Brands Hatch me DTM. Me Audi RS5 DTM tone dhe me motorrë turbo më të fuqishëm, çdo pistë është fantastike - edhe Zolder me kthesat e saj 90 grad. Brands Hatch është një nga ato cirkuitet tradicionale që Formula 1 garonte dikur. Ka shumë kthesa të vështira. Një gabim dhe përfundon në mur. Kështu duhet të jetë!"